KLIMË NOBELI – Rreth librit “Nobelistët, Antologji Poetike” me 50 poetë nobelistë të autorit Maksim Rakipaj / Nga: Visar Zhiti

 
 
Rreth librit “Nobelistët, Antologji Poetike” me 50 poetë nobelistë të autorit Maksim Rakipaj
 
 
KLIMË NOBELI
 
…fillon e flitet më shumë dhe më me emocion për çmimin e lartë Nobel tani, kush do ta marrë në letërsi? Ne duam t’i vejë dhe gjuhës tonë shqipe, ka kaq kohë që e pret.
Krahas basteve ka dhe poezinë e saj kjo pritje e bukur. Prandaj dhe doli një Antologji e poezisë së nobelistëve, ku janë poetë të mëdhenj, por perfshihen dhe poezi që kanë shkruar romancierët e mêdhenj, e nxori vitin e kaluar shtëpia botuese “Eugen” dhe ka për autor Maks Rakipajn. Ai i qëmtoi të 50 autorët dhe poezitë e tyre, i përktheu me pathos nga gjuhë të ndryshme. Në pasthënien që shkruajta për antologjinë dhe për perkthyesin, mikun tim të burgut, Maks Rakipaj, them në fund:
…poezia është shpirt që vete e vjen, del nga brinjët e krahërorit dhe futet në vargjet e një poezie, që janë brinjët e saj. Në fund të fundit kjo është dhe antologjia e Maksit, i cili bën mbartje shpirtrash, që me to sfidon vuajtjen, dënimin, harresat, infarktin, mërzirat, zbarazëtitë, çastet si fraktura përjetësie, përfton vende me secilën poezi në gjithkundin e tyre dhe kohë në gjithkohësinë e secilës.
 
 
***
Botimi i Antologjisë së Poezisë së Nobelistëve është vërtet një ngjarje kulturore për lexuesin…
​50 autorë nga ata që kanë marrë çmimin më të lartë në botë për letërsinë, që nga fillimi e tij e deri më sot, nga të gjithë kontinentet, një si mjegullnajë e mistertë, q;e pamjet i bën më të bukura, një ngjitje për në maja, atje ku bora është e përjetëshme dhe ndriçon nga rrezet e një dielli të përbashkët. 50 krijues të mëdhenj, gjysmë perëndi, zbritën të bujtin në trevat e gjuhës shqipe, ndokush dhe për herë parë, me Maks Rakipajn si udhërrëfyes.
 
 

Nga: Visar Zhiti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s