Fat (Destino) – Poezi nga Haruki Murakami / Përktheu nga italishtja Juljana Mehmeti

 

Poezi nga Haruki Murakami

 
Fat
 
Ndonjëherë fati i ngjan një stuhie rëre
që ndryshon vazhdimisht drejtimin e udhës.
Për të shmangur këtë, ndryshoni ritmin tuaj. Dhe era ndryshon ritëm, për të të ndjekur më mirë.
Ti pastaj ndryshon përsëri
dhe menjëherë era ndryshon për t’iu përshtatur hapit tënd sërish.
Kjo përsëritet vazhdimisht,
si një vallëzim i majtë, me perëndinë e vdekjes para agimit.
Sepse ajo erë nuk është diçka që ka ardhur nga larg, e pavarur nga ty.
Eshtë diçka që e ke brenda. Ajo erë je ti.
Ndaj e vetmja gjë që mund të bësh është të futesh aty, në atë erë, të ecësh drejt dhe të mbyllësh fort sytë
për të mos lënë rërën të hyjë.
Përshkoje, hap pas hapi .
Nuk do të gjesh as diell as hënë, asnjë drejtim dhe mbase as kohë.
Vetëm një rërë të imët të bardhë, sikur të ishte bërë prej kockash të pluhurosura, që kërcejne në qiell, lart.
Këtë stuhi rëre duhet ta imagjinosh.
 
Haruki Murakami
 
 
 
Destino
 
Qualche volta il destino assomiglia a una tempesta di sabbia che muta incessantemente la direzione del percorso. Per evitarlo cambi l’andatura. E il vento cambia andatura, per seguirti meglio. Tu allora cambi di nuovo, e subito di nuovo il vento cambia per adattarsi al tuo passo.
Questo si ripete infinite volte, come una danza sinistra con il dio della morte prima dell’alba. Perché quel vento non è qualcosa che è arrivato da lontano, indipendente da te. È qualcosa che hai dentro. Quel vento sei tu. Perciò l’unica cosa che puoi fare è entrarci, in quel vento, camminando dritto, e chiudendo forte gli occhi per non far entrare la sabbia.
Attraversarlo, un passo dopo l’altro. Non troverai sole né luna, nessuna direzione, e forse nemmeno il tempo. Soltanto una sabbia bianca, finissima, come fosse fatta di ossa polverizzate, che danza in alto nel cielo. Devi immaginare questa tempesta di sabbia.
 
Haruki Murakami
 

 

Përktheu nga italishtja Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s