Shtëpia Botuese ATUNIS publikon vëllimin poetik “SHIU I FSHIU GJURMËT E PARA” të autores Nexhare Reçica

 
Shtëpia Botuese ATUNIS publikon vëllimin poetik “SHIU I FSHIU GJURMËT E PARA” të autores Nexhare Reçica
 
 
Titulli: SHIU I FSHIU GJURMËT E PARA
Autore: Nexhare Reçica
Redaktore: Hasije Selishta Kryeziu
Recenzent : Qazim Thaçi
Lektor : Daniel Cana
Ballina: Laura Shulemaja
Shtëpia Botuese ATUNIS
 
 
STRUKTURË E VEÇANTË ME ELEMENTE TË REJA QË VËRTETOHEN ME MODERNIZËM
 
Poetja jonë, Nexhare Reçica në përmbledhjen me poezi me titull “Shiu i fshiu gjurmët e para”në të cilën kryesisht zbatohet një procedurë e realitetit të shkrimit, në tërësi del si ngjarje dhe si tema të ndryshme ku ky konstatim e ka rëndësinë e veçantë, sepse përshkrimi i ngjarjeve në këtë rast që ajo shtjellon, sjell bindjen se poetja është me një stil të veçantë si të rangut botëror. E themi këtë për arësye se aty gjejmë elemente të reja, por dhe të vërtetuara që janë plot modernizëm.
Këtë konstatim e vërteton edhe teksti i përceptimit të temës art-konglameratë e cila hyn në vijat e rradhës të stilit postmodern të cilat rradhiten në ngjarjet e jetës së përditshme, por nuk mungojnë edhe ato që dikur kishin ndodhur në Atdheun tonë që sot po i vuajmë pasojat e mëhershme. Prezente janë edhe ngjarjet e sotme që po ndodhin duke i dhënë krahë realitetit dhe duke e shpalosur brengën e saj që ka për vendin tonë.
 
Që nga poezia e parë e deri te ajo e fundit e poetes, shfaqet me një vashërim bashkëkohor si ato të perëndimit dhe brenda përceptimit të kësaj ngjarje që gjinden nëpër poezi lehtë vërehet se personazhi kryesor ndërtohet ashtu si e kërkon momenti dhe koha.
 
 
Nexhare Reçica
 
Si personazh që gjindet në poezitë e saj është kur ajo bën lëvizje të nivelit modern, i cili është edhe koncept historik midis ngjarjes dhe fshehtësisë, çka do të thotë kjo se poezia e saj ka një strukturë të veçantë. Ç ’është më e rëndësishme e më e vlerëshmja, janë këto momente të shumta e të ndryshme, varësisht se si poezia e merr kahjen e ngjarjes e cila del si prani e imponueshme jetësore dhe secila kahje në vete. Gjithashtu si del ngjarja e një fshehtësie midis dy personave ky aty është edhe kjo vet.
Pra, përshkrimi i kësaj ngjarje mer formën e një raporti apo të një vëzhgimi që hyn në rrjedhat e natyrshmërisë së ngjarjes e që atëheherë poetja lidhet ngushtë me teorinë e letërsisë që jep fuqi plani, rëndësi artistike planit të procedimit.
Duke i vështruar në këtë mënyrë poezitë e saja, ato hyjnë në konceptin e ngjarjes proceduriale si ditë, mbrëmje, natë, orë e cila është e lidhur ngushtë me planin logjik si tërësi e një vakumi për të cilën ajo flet.
Kështu, ngjarja e dashurisë së saj në poezi shfaqet edhe si rrëfim i ndjesive , si histori e jetës që në kërë rast mund ta konstatojmë si elemet shumë i rëndësishëm të efektit artistik të poezisë dhe të ngjarjeve patriotike që përforcon aspektin e semantikën si ngjarje atdhetare.
Kjo që po e themi, nuk është asgjë tjetër që përbrenda kësaj përmbledhje si temë e ka edhe grumbullimin suprinor të logjikës rrëfimore kur lidhet me objektin e ngjarjes.
 
Pra, hapësira e ngjarjes që shfaqet nëpër këto poezi mund të jenë edhe si rrëfime kohore, shihet zhvillimi i strukturës kohë, lidhje dhe konstatimi i personazhit.
Gjithashtu, merr temen e historisë së gazetarëve që nuk është gazetar dhe nuk di si i thotë vetit, flet pastaj me artist të këngës, që përbrenda tyre është vetëm një ambient që manifestohet atëherë kur gjërat e marin fuqinë e vet. Kjo ngjarje është shumë e afërt me logjikën ose me sistemin e konceptimit të saj.
Prandej e kemi tashmë këtë si analizë dhe si formë e veçantë që bartë ngjarje, qoftë si ato të shkollarëve, këngëtarëve, gazetarëve, deputetes në kuvend, mërgimtarit etj. apo të dashurisë që kjo temë është e ndarë në dysh: në dashurinë e Atdheut dhe të që luajnë funksionin e kuptimit bashkohorë.
 
 
 

  Hasije Selishta Kryeziu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s