KËNGË E DHIMBJES (Në mbrojtje të lumit Bunë e të tjerë lumenj… ) / Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

 
Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
KËNGË E DHIMBJES
(Në mbrojtje të lumit Bunë e të tjerë lumenj… )
 
E palëndë ,mugëlluese ,ëndërr-zhgjëndërr:
Krahë korbi coptojnë në lumë fytyrë të hënës.
Në zjarr të syve të Homerit ,
rënkojnë në përcëllim fjalë fije-bari :
Flokë Ofelie kallamishtet këngëtare.
Mbi to pikojnë lot argjëndi zogjsh.
Vajtojnë shelgjet ,shtangin shtojzavallet..
Pulëbardha të shpresës pikiatë vrastare ,
nën vështrim të sfinksit …
Klithin në tmerr gojëzat e luleve.
Valëz bleroshe në dhëmbë betoni përpëlitet.
Zvarritet në brinjë të lumit gjarpër i frikshëm.
Buna rënkon .Rënkon e gjimon.
Kthetra hekuri në trup të njomë.
Përgjaket ninull nëne e saj .
Pak frymë i mbetet ,ndaj qan e qan …
Oh ,dhimbja më zgjon .
S’ është ëndërr por zhgjëndërr llahtari !
Dhuratë e krijuesit kjo perlë e natyrës ,
në nofull kuçedre gri-zi .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s