Poemth për veten / Poezi nga Marsela Nini Haxhimusai

 
Poezi nga Marsela Nini Haxhimusai
 
 
Poemth për veten
 
Ndihem plogësht, e shkrumbuar si hi
Eshtrat më shemben përbrenda.
Sikur të m’i shtrydhnin si rrecka
Prej tyre me siguri do gjëmonte shi.
 
Orët, ditët, vitet pa mëshirë më shtypin
Si një mijë këmbë marshojnë mbi kurmin tim
Ndonjë thinjëz rebele si gram lëvrin
Ndonjë rrudhëz mbi ballë herë pas here mbin.
 
Në shpirtin (prej kohe bërë dritare
për të parë të tjerët) pashë timin pasqyrim
kish mbetur veç një hijëz e tretur fare
asnjë tipar, asnjë kurbë, asnjë dëshirim.
 
-Po jeta ime? Po unë…?- e çmeritur klitha.
Sakaq dritarja- pasqyrë , s’është çudi si m’ u bë
Dy sy të lodhur, shkëlqimvenitur pashë në të.
Dy gropëza pikëlluar për buzë që s’qeshin më.
 
Një lot i qielltë më ra mbi vete
Me të e regja çdo ndjenjë, çdo mendim.
Mbylla sytë, pa zë, për veten qava
si qan njeriu në dëshpërim.
 
Si pas shtrëngatës një ylber në mendje.
U përqafova me dhembshurinë.
“Që sot e tutje do jetoj për veten,
Po s’desha veten, si ta dua njerinë?”
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s