Poezi nga Arqile Vasil Gjata  

 
Poezi nga Arqile Vasil Gjata  
 
 
Eh…”Zgalem”, të kam zili!
(Sipsa Gorkit)
 
“Zgalem”…!!!
Ti nuk lodhesh nga furtuan dhe qiejtë gri
nëpër tramundana e shkonë jetën,
nuk ke frikë nga shkrepëtimat
dhe unë, si ty dua të jem…
Nuk të ngjaj!!!
as pesha e krahve nuk më ngre dot lart!
Eh “Zgalem”!
Me ty s’maten as dallgët e çmendura,
me to ti luan dhe zbavitesh, kurkush nuk të prek,
nëpër gremina ishujsh fle, me krah të shtrira
gati për fluturime.
Të kam zili se si
ti vetvritesh nëpër lundrime mitologjike,
“Zgalem” merrëm dhe mua, të frymoj si ty…
 
 
NJERIU NË KLLËF
(Sipas Çehovit)
 
Si qenje e zakonshme
i gjallë si vetmia
njeriu në kllëf jeton netët e tija hënore.
Njeriu në kllëf, misterjoz,
merr frymë…
Me heshtjen në dorë
ngjit shkallët për tek dhoma,
thellë, në brendësi britma e një të qari
mbyllur në kllëf,
donte të shihte dritë, të gjente udhën…
Njeriu në kllëf
i përjetshëm në ëndrra!!!…
 
 
DISA VARGJE PËR MARINARËT
E ANIJEVE LUFTARAKE…
 
Më mjaftojnë disa vargje mbi një letër
të sodisë njollat e gjakut
mpiksur nëpër kallumë nga koha,
të përjetoj shpresat, ëndrrat e marinarëve,
poezitë e recituara
në nëndetësen e luftës së shkuar!
Jeta e tyre zhytur thellësive të deteve,
harruar nga ngjyra e kaltër e qiellit,
më provokojnë dhimbje!
Kufomat janë aty…
Tretur nga kripa e shumë viteve
e unë i parafytyroj!
Kam vite që jetën e ndaj me ta,
me sytë e marinarëve lexoj skema e kordinata
e anija luftarake gjëmon hareshëm nga silura.
Ata,
të shqetësuar…
si zogjtë,
këndojnë këngën ‘’Admiral’’!
Pas betejës…
Të qeshurat e tyre
shpërndarë bordeve të hekurta të anijes
dëgjohen dhe sot!!!
 
Shtator 2012

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s