Poezi nga Majlinda Shaqiri

 
Poezi nga Majlinda Shaqiri
 
 
Ti je zëri yt
 
Në ditën tënde, çdo gjë nis dhe mbaron me Ty,
Dielli lind dhe perëndon aty – me Ty,
Asnjë fjalë mos e thuaj kot,
Le të buzëqesh syri edhe kur ke lot!
 
Ti, je vetëm ti, askush tjetër nuk vdes për Ty,
Askush zërin tënde në shpirt nuk e ndien,
As klithmën e dhimbjes kur të shqyen,
Prandaj je ti zëri i arsyes tënde, je Mbretëria vet…
 
Jepi forcë të fshehtës tënde, asaj që s’bën zë,
Lufto Stuhitë dhe Perënditë,
Me mirësi do të arrish dhe majat,
Me dashuri do të shkrish Akullnajat…..
 
…se je Ti…!
 
Mrekulli e një bote Hyjnore,
I pa vdekshëm si Akili,
Çdo rreze Dielli frymëzim ta kesh..!,
Dhe mos harro rrugën , hapin ndiqe gjurmët lej pas…!
 
 
Bosh
 
O ti!
Ti që u bëre korb i zi,
Me hijen shtiresh për zili,
Vardisesh rrotull përçake,
Han rrugën e pinë detin,
Nuk frikësohesh aspak !?
Mbaju për duart e vetmisë,
Se të iku koha prej dashurisë,
Me ty as nata nuk bën gjumë,
E ngrysur është dita me ty,
O ti!
Dogje zërin për një copëz lakmi,
Lakuriq të la me xhelozi,
Bosh,
Rreth qiellit të boshatisur,
As hënë më nuk ka,
Mbi detin e vdekur,
Shushurijnë flatrat e dallgëve,
Nën muzgun e yjeve të zhveshura,
Lahet loti jetim,
Aty pran rrugës bosh,
Pa ty,
Por me vetminë,
E fshehur në shpirt…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s