Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin”Bukuroshja e Strumit” të autorit Nuri Plaku

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Bukuroshja e Strumit” të autorit Nuri Plaku
 
 
Titulli: Bukuroshja e Strumit
Autor: Nuri Plaku
Redaktor: Prof. dr. Bardhosh Gaçe
Recenzentë: Lulieta Dano
Arben Velo
Korrektor gjuhësor: Zoi Pasku
Kopertina – Bukuroshja e Strumit,
punim i piktorit Pandi Lena,
Galeria “Vilson Kilica” Fier.
Botimi i parë, 2021
Tirazhi: 200 kopje
ISBN: 978-9928-326-75-1
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati :13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2021
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Plaku, Nuri
Bukuroshja e Strumit : esse / Nuri Plaku ;
red. Bardhosh Gaçe.
– Tiranë : Ada, 2021
128 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-75-1
1.Folklori shqiptar 2.Këngë popullore shqiptare
3.Këngëtarë popullorë 4.Biografia 5.Fier 6.Shqipëri
398.8(496.5-3) (092)
 
 
PARATHËNIE
 
Libri “Bukuroshja e Strumit” i kushtohet ndjesisë shpirtërore të vendlindjes sime, shfaqur nëpërmjet tingujve të këngës. Vendlindja për njeriun është Shën Grali, kupa me të cilën pihet nektari dehës i kujtimeve të fëmijërisë së tij. Ky koncept është një imazh i krijuar sipas kodit emotiv të vet individit. Më tepër se kund ai shfaqet në largësi duke u konvertuar në mall, ëndërr e dhimbje. Sot koncepti i dikurshëm i vendlindjes duket sikur po zbehet nga lëvizjet e shpeshta të njerëzve, por, gjithsesi ajo mbetet një burim vlerash të patjetërsueshme identitare.“Unë jam qytetar i botës,”- thoshte dikur Sokrati, filozofi grek i antikitetit. Ndërsa kohë më vonë Jorgos Seferis, poeti grek i shek. XX shkruante: “Kudo që vete, Greqinë e mbart me vete, si një dhimbje.”
Kohët moderne sollën lëvizjen e lirë të njerëzve dhe nivelet e zhvillimit shkencor i zvogëluan distancat gjeografike midis vendeve. Shpesh vendet pritëse janë bërë për emigrantët, atdheu i tyre i dytë. Por më shumë sesa qytetari e fituar nga kjo lëvizje, sipas konceptit filozofik të Sokratit, duket se individët “mbartin me vete” atdheun e parë të tyre, si dhimbje e shprehur nga Seferis. Shpirti i vendlindjes më ka ndjekur edhe mua, kudo ku kam shkuar, si një mjegull e kaltër, që udhëton gjurmëve të mia, derisa më ka pushtuar të tërin e më ka zotëruar të tërin. Prej këtej ka buruar edhe nevoja e pasqyrimit të tij. Forma më e përkryer e këtij pasqyrimi është arti. Pikërisht nëpërmjet kësaj forme është konceptuar edhe ky libër, shkruar si letërsi kujtese, nga e cila ravijëzohen realitetet historike të kohës.
Shkrimi i parë“Bukuroshja e Strumit”paraqet një prerje tërthore të jetës rurale të trevës, ku ka lindur kjo këngë. Një shfaqje në formën më të lartë e më të përkryer të krijimit në vargje poetike. Poezia është arti, që përcjell vlera të jashtëzakonshme shpirtërore dhe popujt e kanë përdorur atë në kulturat e tyre që në lashtësi. Dikur para 4500 vjetësh në Egjiptin e lashtë, në papirus, shkruheshin këto vargje:
Do të ndjek, do të ndjek nga pas,
Si flaka që ndjek fijen e kashtës!
Ndërsa sot, te “Bukuroshja e Strumit” gjejmë vargjet:
Me dy qetë e zesë, lëroje në arë,
Me kindat e fustanit, lesoje ugarë!
Kur je përballë perlave të tilla, nuk mund të mos bësh krahasimin midis tyre e të ngazëllehesh nga përngjasimi i ndërsjellë. Por esseja shfaq ndërkohë edhe pasojat e lindura nga bukuria femërore. Një bukuri e kryqëzuar në fatin e saj tragjik. Aq e rëndë është kjo tragjedi, sa pesha e saj ka vënë në lëvizje ndërgjegjen e popullit, e cila ka prodhuar një kujtesë të mirëfilltë artistike. Kryqi është edhe forma e ngushëllimit biblik të shpirtit të ndrydhur të trevës nën presionet e ndryshme sociale, prej të cilit vjen edhe shenjtërimi i “Bukuroshes…”, kthyer në “Shën Mëri”.
Kryqi shfaqet edhe në shkrimin e dytë të këtij libri, i cili përshkruan botën lirike të Jorgji Kondakçiut, kopshtarit të Omer pashë Vrionit, një personazhi karizmatik, që ka jetuar e punuar në Fier, në gjysmën e parë të shekullit XX. Është ajo kohë, kur në botën shpirtërore të popullsisë myzeqare, lirizmi ishte ende i shenjtë. Jorgji këndonte, dashuronte dhe bekonte me kryq çdo pemë që mbillte. Nëse te “Bukuroshja…” kryqi është shpirtëror, te Jorgji bëhet tokësor. Ashtu si çdo varr i njeriut mbart një shenjë nga emri dhe besimi i tij, edhe pemët e Jorgjit kishin në krye një kryq si bekim nga zoti.
Shkrimi i tretë i këtij libri i kushtohet jetës dhe veprës së këngëtarit fierak, Kiu Poro. Fieri si Jeruzalemi i Myzeqesë shfaqet përgjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar një qytet, që po ngrinte “kishën” e vet shpirtërore. Kjo “kishë” si çdo tempull tjetër, do të kishte edhe shenjtorin e vet. Kiu Poro është kurbani i shpirtit myzeqar, që u bë kryq në kambanoren e saj.
Të tria këto shkrime përbëjnë në mënyrë figurative edhe lidhjen trekëndore të këtij libri, i cili mbart në vetvete shenjtërimin e asaj“mjegullës së kaltër”, që më ndjek e më ndjek nga pas “si flaka që ndjek fijen e kashtës,” derisa hiri i mbetur prej djegies së saj, të rrëmbehet nga erërat e të shpërndahet mbi trojet e shenjta të vendlindjes sime.
 
 

Autori: Nuri Plaku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s