Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Vdekja e maces
 
Macja në kalldrëm, u tremb e u hodh përpjetë
nga njeriu sa më larg sikur donte të ikte
tërhiqte trupin zvarrë zvarrë,  këmbën tërhiqte
më lart kokën e vockël që klithmat të egërsonte…
Një gllënjkë ujë kapëdiu se më fuqi nuk kishte
lëpinte buzët e vockla e falej me një tingull
s kish më ergërsi, veç më qortonte aq dhimbshëm
pse gjuhën s ja kuptova, e nuk mësova mac – çe.
 
 
Të pafaj
 
Kur ika mora me vete kafazin.
Kafazi mori me vete dhe tigrin.
Tigri mori me vete mua…
 
 
Nëntë telat e Orfeut
 
Orfeu, dhe kur u ndamë, dhimbjen nuk e ndali
të shtrenjtën lirë të tij e puthi, dhe ma fali.
 
Të parin tel, Sibilë, kujdesu e mbaj betimin
mëngjeseve të pimë, vesën dhe rrezullimin.
 
Të dytin tel Sibilë, më të ëmblin që na rrëmbeu
me mollëzën e gishtit, ta ka kënaq Orfeu.
 
Të tretin tel Sibilë , për rrushin tonë merlot
dionisët sa të çmenden, vreshtat të mbushen plot.
 
Të katërtin Sibilë qafsh , qafsh mos m’ u lëndofsh
në erërat e ishullit, vajtimin tim dëgjofsh.
 
Të pestin oj Sibilë, të pestin a e di
t’ a fal Orfeu i zemrës, unazë e vëth për ty.
 
Të gjashtin oj Sibilë, bëje karficë të artë
me vashëzat e Akropolit të desha, dhe më lart.
 
Të shtatën oj Sibilë, qëndise një fustan
të kish Orfeu të vetme, e të mburrte anembanë.
 
Të tetën oj Sibilë, tek kishë, a tek xhamia
ku desha e ëndërroja, si mbret me ty të rrija.
 
Të nëntën oj Sibilë, t’ a kem t’ a mbaj me vete
Sa herë malli t’ më marrë, të çaj dallg edhe dete.
 
 
Palltua e mjegullës
 
Ti je i egër
me pallton ngjyrë gri
por unë ty, të them -yll…,
po yllin, mjegulla e mbulon, thua ti
Bisedën trang, m’ a mbyll.
sikur të të kishte përballë Van Gogun
Do t’ qeshte me mjegullën dhe ty
do kënaqej duke vëzhguar
mjegullës t i vishte, pallton gri.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s