Kalendari poetik: Antonello De Sanctis (1942-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Antonello De Sanctis
 
Kalendari poetik: Antonello De Sanctis (1942-2015)
 
Shkrimtar, poet, autor tekstesh këngësh, u lind në Romë më 8 qershor 1942. Tekstet e tij janë kënduar nga këngëtarë si Mia Martini, Vianella, Cugini di Campagna, Ricchi e Poveri, Nicola Di Bari, Mietta, Nek, etj. Përzgjodha këtë poezi me rastin e 79 vjetorit të lindjes:
 
 
ME QËNË MË BURRA…
 
Me shami në kokë, a vështrime rrezëllenjëse prej Barbi,
me barkun e madh shtatzëna, a me njeriun e gabuar përkrah,
të dashuruara me një mace, a të tradhëtuara nga hija e lumturisë,
të braktisura në këndin e ndonjë sheshi a të këputura më dysh
nga dhimbja e papritur, një çast ndalin për të qarë,
pastaj kokën lart dhe vazhdojnë rrugën.
 
Janë mjeshtre të dinjitetit femrat.
 
Mos e humb torruan nga tundja e vitheve, në do prej tyre diçka
të kuptosh, në sy duhet t’i shohësh, sepse sytë e tyre flasin
çka goja e tyre nuk e thotë.
Vërtet, tjetër racë janë femrat.
 
Shpesh, aq lehtë ecin krah nesh, sa që nuk i vërejmë fare.
Gati gjithmonë ama, na i kalojnë dhe duhet t’u vemë pas
të marrim vesh diçka më tepër.
T’u vemë pas me pak krenari dhe shumë respekt.
 
Me qënë më njerëz.
 
Me qënë më burra, të paktën….
 
 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: