Përkthime nga Iliaz Bobaj

 
Përkthime nga Iliaz Bobaj
 
 
MIGEL ANGEL ASTURIAS  (1899-1974) – Guateamlë
 
*Çmimi Nobel- 1967
 
 
NGRIHU DHE KËRKO
 
Ngrihu dhe kërko, ngulmo,
je një flakëz që djeg.
Është e sigurt se ti do të jesh zaptuesi,
aty ku horizonti i fundit,
bëhet një pikëz gjaku,
një pikëz jete,
aty ku do të mbartësh,
në krahët e tu gjithësinë,
aty ku gjithësia,
do të mbartë shpresat për ty.
 
 
 
BERTOLD BREHT (1898- 1956) – Gjermani
 
 
PO VJEN PRANVERA
 
”Po vjen pranvera.
Loja e miqve ripërtërihet,
të dashuruarit zbulojnë njëri- tjetrin.
Një përkëdhelje e ëmbël nga dora e të dashurit,
e bën gjoksin e vajzës të ndjejë dhimbje,
vështrimi i saj që rrëshqet, shkon dhe e pushton.
Një ditë të re krijon për të dashuruarit mjedisi pranveror…”
”Kurrë nuk të kam dashur kaq shumë, zemra ime,
sa atëherë, kur të lashë atë pasdite.
Pylli më përpiu, ngjyra mavi e pyllit, zemra ime,
madje, atje, ku sipër mbi të, në perëndim, vareshin gjithashtu
                                                                            yjet e zbehtë,
nuk qesha dhe pak, madje, zemra ime.
 
Sepse u ndodha në përplasje, duke luajtur me fatin e errët,-
ndërkaq, gjithashtu, po shuheshin dalngadalë pas meje fytyrat,
në pasditen blu të pyllit.
Të gjitha ishin të bukura atë pasdite të veçantë, zemra ime,
aq sa nuk ishin asnjëherë dhe nuk do të bëhen kurrë…”
 
 
 
IDEA VILARINJO  (1920-2009) – Uruguaj
 
 
GJËRAT JANË TË THJESHTA
 
Gjërat janë shumë të thjeshta,
më të thjeshta, e megjithatë,
edhe në këtë mënyrë vijnë çaste,
të cilat e bëjnë gjithçka të padurueshme për mua,
që nuk e kuptoj
dhe nuk e di nëse duhet t’ia plas të qeshurit,
ose të qarit nga frika,
apo të rri këtu pa lotë,
pa buzëqeshje,
e heshtur,
duke mirëpritur jetën time,
kalimin
e kohës.
 
 
 
FRIDRIH NIÇE, filozof, poet (1844- 1900) – Gjermani
 
 
MOSPËRFILLJE
 
Flak dhe derdh shumë gjëra, prandaj thoni se jam plot shpërfillje,
kur pi nga një gotë plot e përplot,derdh dhe flak shumë, por
pa shpërfillur atë që pi.
 
 
PËR PËRHERË
 
”Vij sot, se ashtu më erdhi sot”, mendon ai që vjen përgjithmonë,
ai që nuk i intereson se çfarë do të thonë bota:”Po vjen shumë
herët! Po vjen tepër vonë!”.
 
 
DITURI BOTËRORE
 
Mos rri poshtë në fushë! Mos u ngjit shumë lart, lart fare!
Më e bukur duket bota nga një lartësi mesatare!
 
 
INTERPRETIM
 
Kur interpretoj veten time, përherë e mashtroj sigurisht,
nuk mund të bëhem interpretues i vetvetes.
Por kush ndjek udhën e vet, edhe portretin tim e nxjerr në dritë.
 
 
AI PRANË
 
Nuk më pëlqen ai pranë meje, do ta doja të ishte më lart
dhe më larg,
përndryshe si do të bëhej ylli im?
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s