Kalendari poetik: Gemma Gorga 10 qershor 1968 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Gemma Gorga
 
Kalendari poetik: Gemma Gorga 10 qershor 1968
 
Sot mbush 53 vjeç Gemma Gorga i López, poete dhe profesore universiteti. Studioi filologji spanjolle në universitetin e Barcelonës, ku mori doktoraturën dhe vazhdon të punojë po atje. Është specializuar për letërsinë e Mesjetës, të Rilindjes dhe atë barok. Ka botuar disa përmbledhje poetike, ja një poezi prej poetes katalanase:
 
 
MUNGESA
 
Mbrëmë, ndërsa flija,
erdhe të lexoje librat e mi.
Nuk ndeze dritën,
nuk u ule në minder,
dorashkat nuk i hoqe,
pa zhurmë kalove nëpër fjalët.
Pastaj vështrimi yt te fletët e librave
mbeti ngjitur si një shenjë e lehtë buzëkuqi
në një gotë kristali Bohemie.
Dhe kështu, çdo natë, kullojmë gjak kujtese
unë dhe biblioteka ime
dhe asnjë mjek nuk mund ta gjejë shkakun.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s