Ti – Videopoezi nga Mercedes Gega

 

Ti – Videopoezi nga Mercedes Gega

 
Ti
 
Ti ishe, je dhe do të jesh
Çdo kohë që koha do të kërkoj
Nga vetja gjithe përse-të e ndrydhura
Fillin e fundit, botës, të kuptoj.
 
Ti ishe, je dhe do të jesh
Buzëqeshje e ditës mëngjesit mbirë
Dritëz e hënës natën kur gjumi
Rilind prej vetes n’një yll dëshirë.
 
Ti ishe, je dhe do të jesh
Mbi të gjitha fjalët e dashuritë
Kur vetja vetes veten humbet
Ti më je frymë, e fryma s’vdes.
 
Ti ishe, je dhe do të jesh
Me i trishti gëzim dhe e ëmbla dhimbje
I ujti djep ku përkund stinët
Nën hapa pritjesh e duar lutjesh.
 
Ti ishe, je dhe do të jesh
Sa kohë kohës në pakohësi
Do jesh, do të jem, do të jemi një
Sa kohë je unë, unë do të jem Ti.
 
Copyright: Mercedes Gega

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s