Kalendari poetik: Juan Laurentino Ortiz (1896-1978) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Juan Laurentino Ortiz
 
Kalendari poetik: Juan Laurentino Ortiz (1896-1978)
 
U lind më 11 qershor 1896 poeti argjentinas. Studioi filozofi dhe jetoi ca kohë në Buenos Aires, por nuk duroi shumë dhe u kthye në vendlindjen e tij, në Puerto Ruiz. Simbolizmi frëng dhe lindor pati ndikim të madh në poezinë e Ortiz. Ja një shqipërim nga poeti argjentinas në 125 vjetorin e lindjes:
 
 
LUMI
 
Shkova te lumi, e ndjeja
përpara, pranë meje.
Degët kishin zëra
që nuk arrinin tek unë.
Rrjedha e tij thoshte gjëra
që nuk arrija t’i kapja.
Madje, një si ankth përjetoja.
Doja të kuptoja,
të ndjeja, çka thoshte qielli i mugët
dhe i zbehtë, në dy rrokje të zgjatura i pasqyruar,
por nuk mundja.
Duke u kthyer
-isha unë që kthehesha në shtëpi-
me penën e pasigurtë
i vetmuar ndjehesha
mes të fundmeve gjëra të fshehta.
Ndjeva lumin brenda meje beftas,
brenda meje rridhte
me brigjet që i dridheshin,
me pasqyrime të thella
të thyera.
Brenda meje rridhte me gjithë degëzimet.
Qe një lum në perëndim,
pemët tek unë psherëtinin,
brigjet e lartë me bar
brenda meje binin.
Më përshkonte një lum, një lum më përshkonte!
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s