Poezi nga Shejmondë Pacarada

 
Poezi nga Shejmondë Pacarada
 
 
AUTOCHTHONOUS
 
Dhe erdhi çasti
e vërteta shpërtheu vrullshëm
Hapësirës pa krah
shkëlqeu
dhe në syt e botës u pa
ajo që fshihej
petaleve të historisë
plagë ndër shekuj e gërvishur.
Lulëzoj sonte
qiellit pa re…
u shtrua pa zë…
 
Dhe qielli u hap nga një dritë
dhe zbriti vet Perëndia
na dha frymë dritën e shpirt
Përjetësisht
“Të na rroj Shqiptarija “
 
Autochthonous në rrënjë e dej
buçitën lart ca zëra stinësh
për Shqiponjen që e kem diell
e kem rrahje
n’ zemër të origjinës.
 
 
E HUAJ S’ JAM
 
E huj s’jam o tokë
edhe pas ikjes
gjurmet e mia i mbajte ngrohtë…
Edhe kur thundra e gjaksorit i shtypte
dhe errësira i përpinte
Për mua …
ti hape një shteg të mbijetoj.
E huaj s’ jam
Ti më njeh dhe zërin
agimeve të bardha këndoja me lahutë
dhe thirrje lirisë i bëja…
Ngjallja krahë
mbi shpresat e thyera.
Jo! E huaj s’ jam
Ja dhe kroi ku kam pirë ujë
ku kam shuar
djegejen e buzës sime,
ku kam shuar…
lëngimet e gjuhës së plagosur…
Ja dhe stoli ku jam ulë,
në shkollen e vjetër…
ku dielli prehej në xhamin e thyer
dhe vjedhurazi
më përkëdhelte në fytyrë…
Ja dhe buka që pjekej në hi
dhe rrëmbehej me dhunë nga dorë e huaj
dhe ti ngelje në uri
pa diell, pa dritë, pa sy …, o e uruar!
Nuk jam e huaj o tokë
Ja dhe varri i gjyshit
që thika tinzare e preu në gjoks,
se dashurinë për atdheun e mbante aty mbyllur.
Ja dhe lotët e nënës
që dhembje plagësh shëruan…
Ja dhe qielli i lavdisë
ku mijra yje u prehën
nën dritën e madhështisë…
Jo e huaj s’ jam…
Edhe pse mëkatarët
gjuhën ma lidhën në nyje
Unë sërish belbëzova me fuqi shpirti…
Ujita Bozhurin me gjakun tim.
E huaj s’ jam…
Edhe pse prej kohësh e vdekur (larg)
Unë sërish të buzëqesh
sërish le gjurmë të reja
mbi trupin tënd,
sërish në grusht kam dheun tënd.
Andaj më mbaj në gji
e ardhmja këtu më pret
E huaj s’jam o tokë…
jam bija jote e vërtet.
 
 
LEGJENDA E DASHURISË
 
Eja
në heshtjen e kësaj nate
të thurim legjendën e dashurisë
t’i ndezim kujtimet,
t’i magjepsim dallgët e errëta
ta tundim botën
në epshin e dashurisë.
Eja … Më sill dhe sytë e tu
që çdo ditë ne mua
mbollën jetë,
dhe në rreze dielli u shndërruan…
Më sill ëndrrat
me epsh dashurie gufuar…
Më sill këngët,
dallgëve të jetës bashkë kënduar,
më sill buzëqeshjet
mëngjesesh me vesë zgjuar,
më sill puthjet e netve pa funde…
Më sill të nesërmen, me ëndrra lumë…
Më sill mbrëmjet buzë lumit
me grimca hëne shijuar,
më sill lumin e kujtimeve
epsh shpirtit gufuar…
Më sill gjithë ato çaste të pavdekshme
me yjet në qiell vallzuar
etjen e dashurisë
sonte për ta shuar.
Oh eja, eja, ti e mos vono
se edhe nëse, sonte vdes
ngërthyer në përqafimin tënd…
s’ ka gjë!
në qiell do na bartin
krahët e pavdeksisë
dhe gjithnjë do rroj
e jona … Legjendë e dashurisë…
 
 
DASHURIA E JONË
 
Dua të ngjitem sa më lart
si shqiponje e lirë, qiellit
dhe nëse këmbë humbur nga toka në hapsirë
te ti do vij, me shkëlqimin e diellit.
Dhe nëse në grimca, shndërruar
do ngjitem sërish lart, shkëlqim yjesh t’ fal
një ndjenjë shpirti do shpërthej
me ty zemra kurre s’do ndal.
Dhe në gjumë, ëmbël ëndrron dashurinë
në të emblat dallgë do jem unë,
krahë fluture zbritur
buzëve shuar etjen, syve trishtimin
frymë ëmbël do zgjohet, dhe shpirti yt i
uritur!
Dhe nëse mbi zjarr të ndezur shkel,
dhe në drite yjesh, shndërrohesh vetë
do ta kuptosh, se dhe në ëndërr
kjo dashuri e jonë është e vërtet.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s