Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Isha me atë të dielën që shkoi,
e mbaj mend sesa u grindëm për hiçgjë
dhe qeshëm në fund…
 
Pastaj të hënën erdhi ai,
i përkorë delikatë në çdo prekje
symprehtë thellë shpirtit tim.
 
Të martën mbërriti posta,
letra e shkruar me pika malli,
më bëri të qaj kthinave të djeshme.
 
Sot, pres buzëqeshjen më të bukur,
prekjen më të çmendur,
drithërimën në çdo tingull.
 
Sot vjen ti.
Je ti…të gjithë në nji
dhe nuk u lodha së mbledhuri copash,
ty… të plotën dashuri!
 
 
***
 
Të rikthehesh tek ti
grabofç që të sillesh ngado…
të mbyt me gabardinën tënde të ftohtë.
 
Të rikthehesh mbi ty
të qëmtosh yjësinë e zhdukur
në grehullin e kujtesës.
 
Të rikthehesh për ty
gremë ëmbëlsie që josh
ditëve të rraskapitura…
 
 
E zhveshur
 
Ka një çast që ti vjen në mëndjen time,
pa të ftuar, pa të thirrur.
Ti shtyn derën e të shoh përballë.
Dhe është ky çast i tmerrshëm,
kur kafshoj buzët, i bëj gjak,
vetëm mos të të them se sa më ka marrë malli.
Ulem diku, në ndonjë qosh krevati,
apo cep guri dhe qaj.
Era bëhet zëri yt e më godet deri në kockë,
është ky çasti që shtërngoj fort gjymtyrët,
i mbyll fort duart që mos të të shkruaj,
mos të bie si pré malli.
Pasi kalon stuhia, mbi buzë lëpij lotët e fundit,
ndez një cigare dhe e mbyll derën me dryn.
Por, ti e thyen e shqyen bravën,
kur vjen çasti të shfaqesh prapë.
 
Ah, ai çast më mbyt dhe më ringjall,
por ti nuk do ta dish, që të kam mall!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s