TË PRES PËRTEJ ËNDRRAVE / Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
TË PRES PËRTEJ ËNDRRAVE
 
Nëse gjumi t’i ka mbyllur sytë e bukur,
E tani në kopshtin e tij të ka marrë,
Unë në zemrën tënde jam duke trokitur,
I brishtë, si një fëmijë në hapat e parë.
 
Ti hape derën e shpirtit e më puth,
Mos ngurro të më thuash atë që ndien,
Në duar, karajfilat e kuq kam bërë tufë,
Në kraharor, për ty, zemra e ngratë zien.
 
Hapi sytë o ëngjëll e vështroi lotët e mi,
Janë kristale të zjarrtë që të djegin,
Një fustan të bardhë kam blerë për ty,
Që ditën e ëndrrave, plot magji të veshin.
 
Ty gjumi t’i ka mbyllur sytë e bukur,
E tani në kopshtin e tij të ka marrë,
Unë përtej ënrrave jam duke pritur,
Të më vish, veshur me fustan të bardhë…
 
 
(Marrë nga vëllimi poetik “Gjurmë zemre nëpër kohë”, Globus R. 2008.)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s