Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
NË SHTATOR
 
Në shtatot piqen mollat
Zilet cingrojnë e hapen shkollat,
vjen e dashura vjeshtë
kokrrat e rrushit shkëlqejnë në vreshtë.
 
Në shtator vjen vjeshta duke buzëqeshë
lulet lahen- lahen me vesë,
në mal zverdhet bungu dhe dushku
në arë me gëzim na shkon bujku.
 
Në shtator gëzohet gjithëkush
shportat mbushen plot me rrush,
mbushur arat janë me bereqet
shalqiri lëshon ëmbëlsirë si shërbet.
 
Në shtator gëzohet çdo njeri
dielli perëndon në qetësi,
vrapojnë nxënësit sikur bleta
dorë për dore, çeta- çeta….
 
 
EJANI TE NE NË FSHAT
 
Ejani te ne kur të vij pranvera
Të shihni livadhet me luleshqerra!
Ejani te ne kur të vijë prilli
Të dëgjoni sa ëbël këndon bilbili.
 
Ejani te ne kur të vijë vera
Të shihni si mbledhim manaferra!
Ejani te ne të ham dredhëza
Të shihni mbi gjethe si shkëlqen vesa.
 
Ejani te ne kur të vijë vjeshta
Të shihni rrushin nëpër vreshta!
Ejani te ne këtu në fshat
Ta dëgjoni fyellin shpat më shpat,
 
Ejani te ne kur të vijë dimri
E të shihni si na kaploi gëzimi!
Ejani te ne kur të bie borë
E të shihni si sulemi me libra në dorë…
 
 
NGADO QË SHKOJ
 
Ngado që të shkoj,
Kudo që të udhëtoj,
Do të harroj brenga e halle,
Po s, do harroj dashurinë që më fale.
 
Dheun e tokës tënde nuk do të harroj
Zemrën askujt nuk ia jap – ty ta dhuroj,
Në zemër do të mbaj, me vete do të marr
Edhe kur të vete tek i imi – varr.
 
 
 
O, SA ËMBËL TINGLLON !
 
O, sa ëmbël tingëllon kjo fjalë,
O, sa thellë është futur në zemër,
O, sa dëshira fshihen për të,
Për fjalën e bukur me emrin – LIRI.
 
O, sa njerëz vdesin për këtë fjalë,
O, sa dëshira shuhen nga zemra,
O, sa poetë thurrin vargje,
Për këtë fjalë të ëmbël me emrin – LIRI.
 
O, sa zemra u tretën si qiriu për këtë fjalë,
O, sa lotë u derdhën mbi tokë,
O, sa nëna mbetën pa djem e vajza
Për këtë fjalë të ëmbël me emrin – LIRI.
 
O, sa lule u vyshkën për këtë fjalë,
O, sa fëmijë mbetën pa prindër,
O, sa varre u mbuluan me kurora lulesh
Për këtë fjalë të dashur me emrin – LIRI.
 
Sa e ëmbël dje e dashur është kjo fjalë,
Sa e bukur është dhe sa e ëmbël tingëllon,
O, sa vargje janë mbushur me këtë fjalë,
Fjalë e ëmbël – fjalë e ngrohtë që mban emrin – LIRI…
 
 
ËMBËL, ËMBËL…
 
Ëmbël, ëmbël është kur u merr erë drëndafilave,
Kur pushon në krahët e bukur të bilbilave,
Kur të përqafojnë lulet në të bukurën pranverë,
Kur pas shiut shohim shumëngjyrëshin ylber.
 
Ëmbël, ëmbël është kur livadhi të shtron qilimin,
Kur fluturat mbi supe të dhurojnë përqafimin,
Kur dielli rrezet e veta së larti të fal,
Kur ëndërron e hëna të puth në ballë.
 
Ëmbël, ëmbël është kur puhia të ledhaton,
Kur uji i krojeve të trojeve të tua të freskon,
Kur këngën e zogjve e dëgjon në fusha e male,
Kur fëmijët të gëzuar kapen në valle…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s