DASMA (Baladë) / Nga: Iliaz Bobaj

 
Poezi nga Iliaz Bobaj 
 
 
DASMA
(Baladë)
 
Dasma, xhamat qetësisë,
po ia bënte copë e çikë,
si i marrë gjëmonte defi,
heheheeej, qe çmendur qejfi !
 
Toka dridhej si një gjethe,
sapo këmba mbi të prekte,
haplehtë si një sorkadhe,
në buzë kënga hidhte valle.
 
I ati purtekë në këmbë,
herë dukej si pyll me këngë,
herë diku brengës i tretur,
si mal humbur nëpër mjegull.
 
Një çast…e rrëmbeu brenga,
si furtunë mbrrin në varreza:
-Ngreu, Vitë, dil nga varri,
se sot na martohet djali !
 
Ajo hesht, nuk kthen përgjigje,
si vetmia nëpër brigje.
-Eja, Vitë, dil nga kjo rrasë,
bëjmë dasmën dhe vjen prapë…!
 
Lutet si foshnja për nënën,
përgjërohet të ngjallë ëndrrën:
-Eja, Vitë, se të pret djali…!
Varri hesht me heshtje varri.
 
…Ikën si rrebesh ngarkuar,
mbrrin në dasmë erë e nxituar,
si stuhia përmbi dete,
i shkarkon ç’mbante mbi vete:
 
-Do marr një valle të rëndë,
gjysma vajë e gjysma këngë,
gjysma britmë e gjysma heshtje,
gjysma jetë e gjysma vdekje.
 
Nga buzët, kënga e bukur,
i dilte e lehtë si flutur,
prej syrit, pusit të mallit,
rridhnin lotë si shkëmbi i malit.
 
Si vullkam nxorri ç’kish brenda,
çlodhej brenga, qante kënga,
pastaj heshti, s’tha një fjalë.
I tillë mbeti në baladë…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s