Poezi nga Emily Brontë
30 korrik 1818 – 19 dhjetor 1848 / ANGLI
BIEN, GJETHET, BIEN
Bien gjethet, bien; vdesin lulet, ikin;
Netëve të gjata dhe ditëve të shkurta;
Çdo gjethe më flet mua hareshëm
Tek valëviten nga drurët e vjeshtës.
Unë do të buzëqesh kur floknaja e borës
Do zbardhë atje ku trëndafilat do të rriten;
Unë do të këndoj kur nata të gremiset
Përcjellë nga një ditë e përzishme.
NATA ËSHTË E ERRËT PËRQARK MEJE
Nata është e errët përqark meje,
Dhe era e tërbuar fryn e ftohtë;
Por tiranët me urdhër më ndaluan
Unë nuk mund, nuk mund të iki dot.
Drurët e lartë janë të lakueshëm
Degët e zhveshura rënduar me borë;
Shtrëngata shumë shpejt do të bjerë
Por tani për tani nuk iki dot.
Re e përmbi re sipër meje,
Humbje e përmbi humbje poshtë;
Por asnjë trishtim nuk më mposht;
Unë nuk mund, nuk mund të iki dot.

Shqipëroi: K. P. Traboini
WORLD POETICA 2, Pantheon Books 2020




























Leave a Reply