Poezi nga William S. Merwin 
30 shtator 1927 – 15 mars 2019 / USA
 
 
NATËN E MIRË
 
Fli e qetë dashuria ime e vjetër
e bukura ime në errësirë
nata është ëndrra që kemi
siç ti e di siç ti e di
 
nata është një ëndërr ti e di
dashuri e vjetër në errësirë
rreth teje kur ti shkon
pafundësisht siç ti e di
 
në natën ku ti shkon
fli e qetë dashuria ime e vjetër
pafundësisht në errësirë
në dashuri të cilën ti e di
 
MËNGJES I FTOFTË PRANVERE
 
në kohën kur kam ardhur së pari këtu
më dukej se gjeta vetveten të vjetër
e njoha atë në muret e heshtur
dhe në lumin më poshtë diku larg
por vetvetja nuk kishte moshë
siç e njoh tani, por dhe atëherë e kam njohur
dhe gjatë unë do të mbaj mend
se qielli nuk kishte qiell
veç vetes në këtë mëngjes të bardhë maji
mjegullat fshehur në hangarë
që janë bosh dhe mbushur me myshqe
drurët e gërryer e të gjelbër të arrave
kullotat të shtrira në pjerrtësi të shpateve
e di që atje janë edhe zogjtë
të cilët janë fshehur në çerdhe e cijatin
në mëngjesin e ftohtë
unë nuk kam lindur këtu unë vij edhe iki
 
 
NË KTHIM
 
Kërkoj për ty kaçurrelja ime në gjumë
frymëmarrja ime e valëzuar natën në breg
ylli im në mjegullën e mëngjesit
mendoj se ti patjetër do t’më gjesh
 
unë të thërras ty me frymëmarrje
unë të pëshpërit ty në të gjitha orët
të gjitha thirrjet jehojnë hijeve
dhe mendoj se ti më dëgjon mua
 
të pres ty në ditën që të premtova
koha ime sërish në shtëpi po vjen
ekzistenca ime ku je duke më pritur
se unë mendoj se ti gjithnjë më pret
 
 
Kolec Traboini 2012  Pantheon Studio
 
Shqipëroi: K. P. Traboini
WORLD POETICA 2019
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,471 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List