Paul Curtis
Kalendari poetik: Paul Curtis 10 maj 1953
Emrin e plotë e ka Christopher Paul Curtis, poet dhe shkrimtar afro-amerikan, i njohur më tepër si shkrimtar për fëmijë, u lind më 10 maj 1953 në Flint, Michigan (USA). Ka fituar shumë çmime për librat e tij. Ka shumë humor në poezitë e Curtis. Ja një poezi në 70 vjetorin e lindjes së poetit amerikan:
KARRIGIA E DENTISTIT
Shkoj te dentisti, s’kam nga t’ia mbaj
S’jam trim, them se do të qaj
Do t’ma mbushë dhëmbin nis e grryen
Unë dërsij dhe filloj të dridhem
Shoh një bastun zgjas dorën e kap
Përsëri dridhem por jo dhe aq
Ia ngul sytë burrit të botës
Po më dhëmbi fort bastunin kokës.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply