Poezi nga Petraq Risto

 
Poezi nga Petraq Risto
 
 
Shkruar në mur…
 
Kur të gjesh librin e vjetër shkruar në mur
Mos harro të shohësh dhe anën tjetër të murit
Të njëjtin libër ta lexosh në këndvështrim tjetër
Dhe të kuptosh pse muri nuk rrëzohet.
Pastaj mund të mbështetesh në mur
T’ia përcjellësh natyrshëm rrahjet e zemrës
Dhe fjalët e rënda të shkruara në gur
Në forma dritaresh t’i gdhendësh…
Kështu mund ta lexojnë murin dhe të tjerët.
 
 
Grackat njerëzore
 
Njeriu është makinë me gracka intelekti: Gracka – Kali i Trojës, gracka ngre Hamleti…
Njeriu ngre gracka për të tjerët, ngre gracka për veten: gracka te njeriu si kimikat tretet.
Njeriu: makinë me gracka intelekti.
 
Papritmas e pashë veten mes një orgjie grackash: fletë ditari në një joshje gacash
Sytë: dy gracka ku ngec bishti i dritës, dy gracka janë veshët (për shpirt të muzikës!)
Për shpirt të muzikës!
 
Në një qoshe muzgu një pezhishkë dielli: fluturat e yjeve trullosen dhe ngecin
Në zemrën-qytezë dikush ndez fenerin, labirintet-vena tronditen kur ecim
Njeriu: makinë me gracka intelekti.
 
Unë ngre gracka – joshje prej bilbili, gracka për laraska vazhdon ngre Hamleti
Sepse unë jam mbrujtur në magje Shekspiri, Princi i Danimarkës: në magje pushteti…
Njeriu: makinë me gracka intelekti.
 
 
Është një derë e vogël…
 
Është një derë e vogël sa një nishan: e lë gjithnjë hapur
Miqtë zvogëlohen, lenë kodin te sytë dhe hynë brenda meje.
Zemra është sofër e mirë, ulen përreth, flasin me zë të ulët:
-Liria është një fryt që i njeh rrënjët
po krimbi që lind brenda frytit ha Lirinë.
-Kur nuk ke punë je i lirë të bredhësh
-I kemi të gjitha Liritë, por mungon Liria e Bukës…
-Pa bukë nuk mund të vallëzosh, cilën këmbë të hedhësh?
 
Në derën e vogël thuajse mbi zemër hyjnë pambarim
Në sofrën me thërrime dashurie çukisin pëllumba të uritur…
-Ku është Liria? Pse nuk është zbuluar ende Kontinenti i gjashtë?
-Po vdesin shtetet?!…Po vjen Diktatura e Bankave?!
-A mund të futen brenda miliona që rrinë jashtë
Nën kërcënimin e bandave…
 
Është një derë e vogël sa një nishan: e lë gjithnjë hapur
Hyjnë e dalin miq që gjithnjë ngrenë zërin
Dhe gjoksi shungullon, zemra nga sofër kthehet në daulle:
-Janë shumëfishuar skllevërit. Skllevër me kravata.
-Skllevër me lap-top, i-Phon, i-Pod, celularë
-Gra të martuara me gra, burra të martuar me burra…
Zoti është kthyer nga një Trojë ndërgalaktike
Dhe kupton se shpesh ka gabuar…
 
 
Labirinti
 
Labirinti është një vizatim fëmijësh… i përfunduar në burrëri
Ti ecën në të në fillim me vrap e buzagaz i ndjekur nga Pranvera rrugaçe
Pastaj me hap, i lodhur, duke dihatur pak mjegull përzier me rrufe
E në fund kur hapat mbarojnë
Kupton: labirinti është kthyer
               në lidhëse këpucësh…
Këpucë për këmbët që mungojnë.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,528 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List