Poezi nga Fjolla Muhaxhiri Agusholli


MOS PYET SE MË LËNDON
(Mbretëreshës së natës)

Ti që më sheh në rrugë duke ecë dhe qarë
mos pyet, më lëndon
edhe sot po ecë por me shpirt të vrarë
jo ti mos pyet, se më lëndon.

Çfarë pret nga unë që të flas ty
Mos pyet, më lëndon,
Kur nuk të nuk shoh dot me sy!
Jo ti mos pyet, se më lëndon.

Pse habitesh kur m’sheh duke ecë e qeshë
mos pyet, më lëndon
Dhe sot unë qesh por uroj që fat si mua të mos kesh
Jo ti mos pyet, më lëndon

Ndjen habi kur m’sheh duke ecë në mes të errësirës
Mos pyet, më lëndon
Tani jam mbretëreshë e natës, e zhytur në mes të
shkretëtirës
Jo ti mos pyet, se më lëndon

Jeta mua më solli, më solli një disfatë
Mos pyet, më lëndon
Dhe tani që s’fle as ditë as natë
Jo ti mos pyet, se më lëndon

Më fal që nuse nuk t’u bëra
Mos pyet, më lëndon
Jeta luajti me ne, na hodhi si pleh
Jo ti mos pyet, se më lëndon

E ardhmja për mua është një çast i hidhur
Mos pyet, më lëndon
E tani që unë sytë i kam të mbyllur
Të lutem mos më pyet, se shumë po më lëndon.


I THAVA LOT NË SYTË E MI

Jo më nuk do vuaj, nuk do qaj për ty
Tani lotët i tera dhe i thava nga këta sy
Që nesër do mundohem të ndjej si një i huaj
Dhe se zemrën time do ja fali tjetër kujt

Ti shumë mirë e din që prapë do të vjen pranvera
E lulet që ti i deshe do të qelin përsëri
Do të qelin dhe më bukur se herëve tjera
Po tani këto lule nuk të takojnë ty

Të kujtohen poezitë që dikur për ty i shkrova
Le ti marri era çdo fjalë që shkrova për ty
Dëshiron të dish dëshirën në fundvitit që e mendova
Po dëshira ime ishte të fshij nga zemra ermin

Çfarë pret të them unë më tepër
Ne vetë ishim fajtorë vet
Dashuria jonë ishte si tryezë e të varfërve
Ishte pasqyra jonë e jetës.


FLAKË E ZEMRËS

Ç’ është kjo shkëndijë në pikë të errësirës
Jo këtë nuk e kam menduar kurrë
Se isha aq e etur si të isha në mes të shkretëtirës
Se dija që në zemër do futej ky burrë

Por një gjë unë sot kuptova
Se isha e dashuruar në mëkat të frikshëm
Po shpirtin dhe mendjen dot nuk e ndalova
Dua të jem e gjallë, dua të ndjehem ndryshe

Nuk dua të shikoj përtej asaj që s’dua
Jo nuk pranoj dot, nuk bën dhe veç pse jam grua
Jo as ndjenjën, as mendjen nuk dua ta ndaloj
Afshin më të flaktë sonte kjo zemër e përjetoj

Sa ndihem me fat që të takova ty
Mu në çastin e duhur
unë kërkova të jem e lumtur
Dua të më deh duke më puthur

E ky burrë që hyri në këtë zemrën time
Tani kjo zemër po rreh për çdo natë
Në shtratin s’ka më vend për rënkime
Po ndjehem e lumtur, po ndjehem me fat

Sa herë ky njeri më thotë që ty të kam jetë
Po, ai jetën sapo filloi tek mua
Më puth, më shtrëngo, më thuaj të dua vërtet
Sonte jam e jotja, më merr të tërën në përqafim


NËN PETKUN E ERRËSIRËS

Pse vyshket ky shpirt i ri
Mu në këtë vjeshtë të shëmtuar
Siç thahen gjethet dhe bien përtokë
Mbi këto ara t’ praromë

Si do të vije pranvera e ardhme
Ku as lulet, as blerimin ajo nuk i sheh dot
Si do kalojë një jetë e tërë
Ku shpirti i saj po mbytet në lot

Edhe sa vite do kalojnë
E veshur nën petkun e errësirës
I lutet zotit që edhe për të mendoj
T’ jetë edhe ajo nën uratën e së mirës

Lut Zotin dhe për të tjerët të mendojë
Ti ruajë të rinjtë mos t’i lëndojë
Ajo kujton ditët e lumtur me të tjerë
Tani që vetë ka mbete, ndihet e mjerë

Ajo ndjen shumë mall, prindërit që ti shikojë
Kërkon t’i ketë afër dhe t’i përqafojë
Të ndjehet e lumtur, ajo do
Shpirti mos ti qajë, mos ti vajtojë

Ajo prapë për atë vjeshtë të shëmtuar
E ndjen se do të ketë shumë mall
Dhe pse ja fiku dritën dhe e la të verbuar
Për brenda shpirtit mallkon, e nga jashtë buzëqesh.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Mbretëresha e Natës”

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List