Natalja Gorbanevskaja
 
Kalendari poetik: Natalja Gorbanevskaja (1936-2013)
 
Poete disidente, përkthyese dhe veprimtare ruse, u lind më 26 maj 1936 në Moskë. Ishte njëra ndër themeluesit e linjës Samizdat, që merrej me botimin ilegalisht të veprave disidente. Në vitin 1968 mori pjesë në manifestimin e Sheshit të Kuq kundër pushtimit të Çekosllovakisë. Për këtë shkak, në vitin 1970, një gjykatë sovjetike e mbylli për “mjekim të detyruar” në çmendinë. Pas dy vitesh, e nxorrën nga çmendina dhe në vitin 1975 u largua nga BS dhe u vendos në Francë.
Në Paris, me kërkesën e saj, iu nënshtrua kontrollit të mjekëve psikatër francezë, të cilët deklaruan se Gorbanovskaja ishte mbyllur në çmendinë për shkaqe politike, jo psikike. Mbeti pa shtetësi deri në vitin 2005 kur qeveria polake i dha shtetësinë, si qytetare polake. Ja një poezi nga disidentja ruse:
 
MOS U TRISHTO
(А ты не бойся, не печалься)
 
Mos u trishto dhe mos ki frikë,
Dhe sidomos, mos u brengos.
S’e di kush, kur vjen ajo ditë,
Kur Shefat do të vendosin
Engjëlli yt flatrat të palosë.
 
Askush s’e di ditën, as orën,
Kur nga ky burg ka për të dalë,
Ndaj psherëti dhe mbyll gojën,
Si me qënë një korb i bardhë.
M’e frikshme do t’jetë bota, më plakë.
 
 
maks
 
© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List