Poezi nga Kolec P. Traboini
 
 
Shqipëria
 
Jo miqtë e mi, ikja nuk është tragjedia
e hedhjes së trastës në kurriz pesë shekuj
me një shkop për të zbuar qentë, kurrsesi.
Tragjedi është mosdija e ikjes,
moskuptimi e harrimi i piknisjes,
miklimi që jeta na afron nëpër troje
të largëta e me bukuri të mahnitshme.
 
Jo miqtë e mi, joshja s’është e fajshme,
kemi të drejtë ta jetojmë epshin tonë
për gra e vajza aziatike, për qejfe e pasuri
por lëshimi i vetvetes në pasione të liga
duke harruar vendin tim e vendin tënd,
duke harruar se e bukura magjike
është edhe tek lulja mbi shkëmb.
 
Jo miqtë e mi, fajin nuk e ka Amerika
anipse më farfuritës Las Vegasi është;
Bostoni, Detroiti dhe New Yorku,
San Françisko apo Florida,
se sa fshati yt a fshati im në Jug a Veri
sepse edhe këtu gjithçka është ngjizur
me mundime, me lotë, me dashuri.
 
Fajin kurrsesi nuk ta ka ikja,
trokitja nëpër dyert e botës
ku mësove shijen e bukës me djersë,
por vetmashtrimi, harrimi se
Shqipëria e varfër nuk mundi të jepte
më shumë se qumështin e gjirit e dhimbjen,
më shumë a më tepër se në sepete kish.
 
Prandaj ti u bëre më i pasur e më i ditur,
shumë më shumë se ata që s’dinin të iknin
– siç mençurisht ta thotë dhe Kavafis-
pikërisht se të mungonte Shqipëria
dhe dëshira për ta bërë të pasur atë,
pikërisht.
 
I humbur do të jesh vetëm atëherë,
kur të ikësh – e më të kthehesh prapë
s’do të dish.
 
 
MELANKOLIA
 
Merr prej dashurisë lulet e pranverës,
se më pas, do vijë një verë e thatë, ngjethëse,
e nga fundi shtatorit nën deziluzionin e reve,
qielli i kaltër do nxihet nga furtunat.
 
Nën klithma pulëbardhash përmes pika shiu
do të shkelësh mbi gjethe,
në ca ditë të trishta si vela të grisura
të varkave të braktisura në fund vere.
 
E flokët e tua, si halat e pishave,
do të përhitën prej thinjave,
ti do ndjesh dhembjen, që zë fill nga shpirti,
sikur kockat e një ketri në gjoksin tënd janë thyer.
 
 
SIRENA DHE AKULLI 
 
Sirenë e detit, ëndërro,
askush nuk ka të drejtë
ti ndalojë ëndërrat,
por ti prekësh me dorë
mos guxo.
 
Është e brishtë ëndrra,
si krahët e fluturave;
të ndjell e mbështjell
në labirithin e ngjyrave
dhe të verbon.
 
Dielli, vesen e agut
e prek, e avullon,
e tjetërson
dhe lart në qiell e çon.
 
Vesa si pikëloti
kthehet në shi,
nëpër ëndrra dashurie,
në zgjim,
qan ajo apo loton ti?
 
Më shkruan,
me zërin tënd më flet
fjalë dashuria të egra
për pasionin që të djeg
e me zjarr
ta shuash zjarrin pret.
 
Si pika e veses dëshiron
të kthehesh në avull,
si krahë pulbardhash
në të gjithë qiejt
të fluturosh.
 
Por, a jam unë dielli
që djeg e përvëlon
trupin tënd prej sirene
që sheh ëndrra në det?
 
Unë, veç i shuaj
makthet e tua të zjarrta,
se jam akuj polesh –
një ajsberg,- që ti e ndjell
në tropikun e nxehtë
dhe aty e vret.
 
©️ Kolec P. Traboini
Washington DC
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List