Poezi nga Heinrich Heine (1797-1856)
XI.
Këngëtarët e dashurisë
Garën e këngës do të ngasin
Këngëtarët e dashurisë tani;
Eh, ç’përleshje do të hasin,
Një turne vërtet çudi!
Fantazi e egër që do shkumojë,
Është kali i këng’tarit për dashtni,
Dhe arti i shërben si mburojë,
Dhe fjala, është shpata e tij.
Hareshëm vështrojn’ zonjat e bukura
Nga ballkoni me qëndisje e qilima,
Por mes tyre s’gjendet e duhura,
Me kurorën e denjë me dafina.
Kur të hipin garuesit e tjerë,
Të shëndetshëm n’arenën e luftimit;
Ne këng’tarët e zjarrtë, kemi sjellë
Plagën vdekjeprurëse prej fillimit.
Vetëm ai, të cilit i rrjedh mirë
Gjaku i këngës thellë në zemër,
Do jetë fitimtari, që ka arrirë
Lavdin nga goja e më të hirshmes femër.
XI
Die Minnesänger
Zu dem Wettgesange schreiten
Minnesänger jetzt herbei;
Ei, das gibt ein seltsam Streiten,
Ein gar seltsames Turnei!
Phantasie, die schäumend wilde,
Ist des Minnesängers Pferd,
Und die Kunst dient ihm zum Schilde,
Und das Wort, das ist sein Schwert.
Hübsche Damen schauen munter
Vom beteppichten Balkon,
Doch die rechte ist nicht drunter
Mit der rechten Lorbeerkron.
Andre Leute, wenn sie springen
In die Schranken, sind gesund;
Doch wir Minnesänger bringen
Dort schon mit die Todeswund.
Und wem dort am besten dringet
Liederblut aus Herzensgrund,
Der ist Sieger, der erringet
Bestes Lob aus schönstem Mund.
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 31 tetor 2026




























Leave a Reply