Loreta Schillock (Albania – Gjermani)
Loreta Schillock është përkthyese letrare, autore, gjuhëtare dhe studiuese e gjuhës dhe letërsisë gjermane. Vëllimi i saj i parë poetik, “Shtegtime vargjesh“, u botua në vitin 2023 nga sh.b. “Onufri“, Shqipëri, i dyti shqip-gjermanisht “Am Ufer des ëandels- Në brigje ndryshimi“ botohet më 2026 në sh.b. “Schillock“ në Gjermani. Ajo ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra të Heinrich Heine, Franz Kafka dhe Arthur Schnitzler. Nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane ka përkthyer ndër të tjera dhe një seri autorësh shqiptarë. Për përkthimet e saj është vlerësuar disa herë me çmime të ndryshme. Aktualisht, ajo jep mësim në Universitetin e Shtutgartit dhe drejton Shtëpinë Botuese të saj.
Dhoma pa frymë
Kam pak kohë
që hap dyer te mbyllura,
te dhomave me mure
te mbuluara nga myku.
Nën thundrën e kembës
kercet derrasa;
dyshemeja, bojëfanitur,
psheretin pluhur.
Dorezat e dritareve më mbeten ne duar;
kanatat gerthasin,
pëlcasin ne një takt te thatë
bashkë me derën e hapur.
Dhoma rri e mbyllur,
me një tavoline te gjate,
dërrasë e pagdhendur.
Ka kohë ge dhomës i mungon fryma,
fryma e asaj enieje gë moti mori udhen
drejt nje te ardhmeje per te cilën këtu u fol me vite.
Tani, teksa hap e mbyll derën,
ndiej muzgun ne mure,
mykun në zera,
xixëllonja te imta drite
ge ndizen e shuhen.
Dhe eci me hap të heshtur, mes dheut dhe drurit,
derisa taktet e dhomës
të bien në ritmin e frymëmarrjes sime
dhe dera e hapur të mos jetë më kërcitje,
por kujtim.



























Leave a Reply