Irma Kurti publikon albumin muzikor “Nuk kam më kohë”

Artistja italo-shqiptare sjell një album të ri me dhjetë këngë, me tekste të shkruara dhe të interpretuara nga vetë ajo

https://www.youtube.com/watch?v=8d6WZDKFOrg

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti, me banim në Itali, publikon albumin muzikor në gjuhën shqipe me titull “Nuk kam më kohë”, një rikthim te rrënjët e saj gjuhësore dhe emocionale. Ky projekt muzikor përmbledh dhjetë këngë, me tekste të shkruara dhe të interpretuara tërësisht nga vetë artistja. CD-ja është realizuar nën kujdesin e Biagio Fortinit.
Tekste si “Streha”, “Në avion me ty”, “Letra të djegura”, “Buzëqeshjen tënde e mbajta unë”, “Larg syve të mi” etj., eksplorojnë nuancat e ndryshme të dashurisë, ndërsa në album përfshihet edhe një këngë-elegji kushtuar nënës. Albumi vjen si një rrëfim intim përmes përjetimeve, gëzimeve, melankolisë dhe vetëdijes për kohën që kalon, për ndryshimet që ajo sjell në trup, por jo në shpirt. “Nuk kam më kohë” është një nxitje për të jetuar me intensitet çdo çast, sepse vrapi i kohës nuk mund të ndalet. Në aspektin muzikor, ky projekt sjell bashkëpunime me kompozitorë të njohur si Nonda Kajno, Petrika Agolli dhe kantautorin amerikan Mike Turner, krahas disa këngëve të realizuara me mbështetjen e teknologjisë së re. Këngët janë regjistruar në Itali, në studion “Artisti” në Rovereto, nën drejtimin e kompozitorit dhe producentit muzikor Aleksandër Kolshi.
“Vargjet më dalin natyrshëm kur i shkruaj në gjuhën time”, shprehet Irma Kurti, duke treguar lidhjen e fortë me rrënjët e saj. “Ky album është tepër i veçantë për mua, sepse nuk përmban vetëm poezitë, por edhe zërin tim, atë pasion të fëmijërisë që më shoqëronte kur këndoja dhe vlerësohesha me çmime në skenën e teatrit ‘Skampa’ të Elbasanit. Mbi të gjitha, ai është një përpjekje dhe dëshirë për të mos e lënë të shuhet kureshtjen dhe pasionin për këngën.”
Irma Kurti, autore e mirënjohur me mbi dyqind tekste këngësh të shkruara gjatë karrierës së saj, e ka nisur rrugëtimin qysh në festivalet e RTSH-së përpara viteve ’90, me vargje që u kthyen në hite të muzikës së lehtë shqiptare. Krijimtaria e Kurtit u zgjerua edhe me bashkëpunime të shumta ndërkombëtare me kompozitorë italianë, argjentinas, amerikanë, turq dhe kilianë. Këngët e saj janë interpretuar me sukses në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Albumi i ri shënon një hap tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin letrar dhe artistik të autores, duke bashkuar për herë të parë në një projekt të vetëm krijimtarinë dhe interpretimin vokal.

Albumi i plotë është i disponueshëm në kanalin zyrtar të artistes në YouTube, ndërsa disa prej këngëve gjenden edhe në Spotify.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List