Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe (Iluzione, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Albanezul, Bukuresht, 2010 ) / Nga Baki Ymeri

dimitris

Dimitris P. Kraniotis në gjuhën shqipe

Iluzione, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Albanezul, Bukuresht, 2010

baki

Nga Baki Ymeri

Ja dhe një poet i ri, i rikënduar nga rumanishtja në gjuhën shqipe, në sajë të përkushtimit tonë. Diell i shpresës sime, ti kur bie fshihesh, dhe pa i shfrytëzuar fjalët, e mbush me fraza qiellin e ditës sonë. Gruri i fushave të stinëve të çveshura, të korrurat e gërshetimit të ideve të të mençurve të kahershëm. Poeti, sipas autorit të këtij vëllimi, më në fund gjithmonë krijon një fillim të ri. Sipas Nexhat Rexhës, poet dhe eseist, rrjedhshmëria  e tingujve  të jetës gjithnjë shkrihet në atributet substanciale artistike. Kështu, vargjet  e poetit Dimitris P. Kraniotis kanë ruajtur  vlerën artistike dhe simfonia e tyre në brendi reflekton shtjellimin  e pamjeve të jashtme me  thellësi estetike, e cila depërton  mjaft bukur edhe te lexuesi i vëmendshëm shqiptar. Lirikat e këtij vëllimi shpalosin  shqetësimin me tërë dramacitetin identifikues të aktualitetit njerëzor, të lidhura  ne varësi me ekzistencialen konstruktive, kur realiteti krijon paralele aty ku frymon jeta me të gjitha mundësitë e gjallimit të saj.

               Libri Iluzione strukturohet në tre kapituj: Tesha monolektike, Gjethet vokale dhe Jo-të dhe Zero-t. Autori është poet, prozator, mjek, akademik dhe vjen në gjuhën shqipe nga Larisa e Greqisë Qëndrore. Ka kryer Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin «Aristoteli» të Selanikut, vepron si mjek specialist në medicinën interne, është njëherit profesor në Fakultetin e Infirmierëve me Shkollën e Lartë në Larisa (TEI). Kraniotis është anëtar i Akademisë së Romës, Doktor në letërsi pranë Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës (WAAC), president i zgjedhur i Kongresit të 22-të të Lidhjes Internacionale të Poetëve Laureatë (UPLI), fondator dhe president i Shoqatës Botërore të Poetëve (WPS), nënkryetar i Lidhjes së Poetëve në Larisa, nënkryetar i Shoqatës Mjeksore në Larisa, drejtor i revistës mjeksore Hippocrate, Ambasador në Greqi i Organizatës InternacionalePoetes du Monde etj.

Dimitris P. Kraniotis ka debutuar më 1980 me prozë dhe poezi në revistat letrare të Larisës. Seleksione nga lirika e tij janë botuar në revista të ndryshme letrare dhe antologji, në gjuhët angleze, françeze, rumune, bullgare, italiane, shqipe, turke, çeke, kineze, serbe, holandeze, spanjole, portugjeze, arabe, bengali etj. Ka marrë pjesë në kongrese dhe festivale internacionale të poezisë, ndërsa për veprën e tij poetike ka qenë nderuar me çmime prestigjioze dhe medalje të panumërta në Greqi, SHBA, Itali, Francë, Rumani, Spanjë, Angli, Managua, Bullgari, Maqedoni, Zvicër, Rusi etj. Bibliografi lirike: Gjurma (1985), Shëmbëlltyra në glinë, (1992), Linja imagjinare (greqisht-anglisht-frëngjisht, 2005), Duna (2007), Endograma (2010), Edda (2010), Iluzione (2010).

 

ILUZIONE

(Iluzii)

Rrudhat e heshtura

Mbi ballin tonë

Janë kufinjtë e historisë

Që hedhin shikime dashamirëse

Mbi vargjet e poemave të Homerit.

Iluzionet

E mbushura me fajshmëri

I çrobërojnë

Pëshpëritjet e lënduara

Duke u shndërruar në jehonë

Në shpellat e ndritura,

Të budallenjve dhe të pafajshmëve.

 

LINJA IMAGJINARE

(Linia imaginară)

Tymi

I cigareve

Dhe filxhanat

E kafesë

Pranë

Linjës imagjinare

Për të cilën mbështetet

Shpejtësia

E fjalëve

Duke transmetuar një shenjë

Të heshtjes sime

Të plagosur.

 

IDEALET

(Idealurile)

Bjeshkët me dëborë

Monumente të vjetra

Veriu që na përgjason

Mendimi që rrjedh

Përfytyrime të gërshetuara

Me hymnet e historisë sonë

Fjalë epigrafike

Të krijuara nga ideale gjeometrike.

 

EDDA

(Edda)

 

Aganippe*

Me frymëzimet

«à la carte»,

Të epokave paqësore,

Hapa të marketingut

Të «8»-të të të dehurve

Të së djeshmes së suksesshme

Edda** poetike

E kohërave të huaja

Me «po»-të bipolare.

 

*Në mitologjinë greke, burimi Aganippe i kushtohej Muzave, si gurrë inspirimesh poetike.

**Edda është një ansambël poemash në norvegjishten e lashtë. Është burimi më i lashtë i njohjes së mitologjisë skandinave.

 

ENDOGRAMA

(Endogramă)

Endograma*

E shtëpive lektike,

Në letrat

E përbashkëta apo zbrazëta,

Me fjali që shqepojnë

Me britma të fshehura,

Diskontinuitet i hapsirës së përkohshme

Si rezultat i një shkarkimi

Me shkëputje të fajshme,

Të një aventure mashtrimtare,

Të pajtimeve intime

Me mundjen e të mundurve.

 

*Brendia e letrës

MBARIMI

(Sfârşitul)

Shija e fryteve

Nuk më degdiset

Nga goja

Por shqetsimi i fjalëve

I lodh retë

Dhe e shtyp dëborën

Nuke numëruar guraleçkat

Ndërsa ti

Ti nuk më the

Përse më tradhëtove

Përse me vështirësi

E me të padrejtë dëshiron

Të thuash se mbarimi

Është zhurritur përgjithmonë

Nga lotët.

 

KTHINA TË MËKATSHME

(Păcătoase unghere)

«Shën Nikon, Pendohuni»

Në kalendarin

E një agimi të përbaltur

Me shira që shuajnë etjen,

Që shpërlajnë pa mëshirë

Erinitë e fajshmërisë,

Fitore dhe mundje

Të kthinave të mëkatshme

Të trotoareve e të odave,

Të të miturave

Dhe çasteve similare.

 

TESHA MONOLEKTIKE

(Veşminte monolectice)

 

Valë theksesh cirkumflekse,

Një det i hidhëruar ndajfoljesh,

Mullinj foljesh,

Guaska me pika për varje,

Mbi ishullin e poemave

Të shpirtit,

Të trurit,

Të mendimit,

Tesha monolektike

Që mund t’i mbash

Derisa të ngopesh!

 

POTIT TË VDEKUR PËR PADUKSHMËRI

(Poetului mort despre invizibilitate)

-Në nderë të Poetit që vdiq i pabotuar-

Bravo të qoftë

E fitove davanë

Nuk duhet të jesh i trishtë

Poetët e pabotuar

Të përkujtojnë gjithmonë

Se ata s’janë të varrosur

Se ata s’janë pesha

E kalimit të kohës

Ata mbeten mbi dhe

Porsi ajri

Ata nuk ndryshken kurrë

Ata vetëm vonojnë

Ta dhurojnë pjesën

E popullit të vet

Për t’ia dhuruar

Frytin e tyre të ëmbël

Dhe të pavdekshëm.

 

ILIUZIONET

(Iuzii)

Shikoja rrethepërqark

Pa vërejtur

Se gjendej dikush

Pa ëndrra

Dhe desha të vrapoj

Përpara tij

Duke hedhur dy rrjeta

Plot me iluzione.

Por përnjëherë

Vasha më e vogël se pesë vjeçe

Më mbushi me dhembje

Ngase nuk deshi

Të më thotë se si

Dhe përse

Ngase nuk deshi të shohë

Atë që unë e shihja.

Por unë, unë nuk i hodha

Fjalët e shkruara

Në dysheme,

Që të mos mendojë

Shumica se s’ka gjë.

Vrapova nëpër vapë

Me mendimet e zhytura në liqenin

Harta e të cilit

Nuk donte

Ta ngjyrosë qiellin me to.

 

KODRINA RËRE

(Dune)

 

Koha është një erë

Që, duke rrahur

Mbi rërën e jetës sonë

Kodrina rëre

Vuajtje dhe gëzime

Tubon këndej dhe andje.

 

«EGOTË» E FALJES

(«Eu»-rile scuzei)

Hidra e Lernës

Lotë

Të guximit të të tjerëve

Që kanë varrosur

Fjalë të lehta

Pa vlerë

Kur buçitja derdhej si shi

Nga zeroja

Në plus

Njëmbëdhjetë plagët tona

Kur ti dëshiroje

Që ditët me të rreshura dëbore

Të bëhen vjeshtake

Me shirat e para

Duke vërshuar një mëngjez

Murmurimat e gjezdisjes

Duke e mbushur me re

Qiellin e harresës,

Duke vajtuar

Viktimat e shpirtit

Duke të marrë pas premtimeve,

Gjak që po derdhet

Duke u nisur rrugës së

Brejtjes së ndërgjegjes

Artistikisht duke lansuar

«Ego»-të  e fshehura

Pas shpinës se faljes.

 

RREGULLA DHE ËNDRRA

(Reguli şi vise)

Jeta imponon

Rregulla

Perëndimi i diellit

Përjashtime

Shiu thith

Shekujt

Ndërsa pranvera – ëndërrat tona

Shqiponja shikon

Rrezet e diellit ndërsa rinia – ëndërrat.

 

HIRI

(Cenuşă)

Vatra

Dëshironte

T’i vejë një pikë

Propozimit

Të cilin rruga

E ëndrrave të mia

E përngjiti

Mbi fjalën lumturi

Me flakët e pyllit të lagur

Të cilin e mblodha

Me gjithë shpirtin tim

Duke guxuar ta shndërroj

Në hi.

POEZIA

(Poezia)

Ajo shkëlqen

Porsi dashuria

Ajo na zotëron

Porsi besnikëria

Ajo na përfiton

Porsi një i gjithëfuqishëm

Ajo na zgjeton me vetëtimë

Porsi trishtimi

Poezia.

 

PERSISTENCA E DJESHME

(Persistenţa lui ieri)

Muzika

Ma prek ngadalë

Mendimin

Me nota trishtimi

Por shpirti im

Don të vallëzojë

Si kurrë më parë

Me zanoret

Estit të denjë *

Ç’po do ti prej meje

Persistencë e ëmbël e djeshme

Lëre hapin e parë

Të dyshmit

Dhe eja me një sotme

Në piskun e çlirimit

Ardhmëria është e afërt

Qoftë kur ti më robëron larg tij

Përmes xhamit të vetmisë

Dita duket

Se ka lapsa të verdhë

Mijëra nyanca jo-shë

Të cilat dua t’i puth.

*Axion Est, poemi i famshëm i Oddysseus Elytis

 

SKULPTOJ

(Sculptez)

Skulptoj

Ëndrra falso

Që do të bëhen

Astronautë.

Skulptoj

Shpresa shkëlqimtare

Që do të bëhen

Revolucionare.

 

JU FLAS

(Vă vorbesc)

Ju flas

Kinini kujdes

Ky çast

Është tejet i rëndësishëm

Për mua

Jam i lumtur

Ja se ç’kam thënë

Dhe të gjithë ishin të sjqetsuar

Ata vajtën

Me kokën e përkulur.

 

LEKSIONE TË PO-SË

(Lecţii de da)

Me ato fjalë të rënda

Unë qëndis hije

Fraza

Lisat e fuqishëm

Bien nga një goditje

Lulet e limonjve ngrijnë

Ndërsa ti

Që digjesh porsi puthja

Që shkëlqen siç dëshiroj

Ti jep leksione të po-së

Të asaj se unë të dua

Ngase di të ndjej.

 

LULE

(Floare)

Lule

Përzjerje

Kastiteti

Dhe pasioni

Ndërsa nata

Një qiell i zi plot yje

Ia vodhi ngjyrën.

Lule

Përzjerje

Petalesh

E poezishë

Ndërsa dita

E shndërroi në këngë

Në valle nimfash pranverore.

ARDHMËRIA

(Viitorul)

 

Deri te shqiponja

E varrosur në asfalt

Heshtja e pafund

E një zeroje absolute

Instrument i thyer

Nga shemineu i shiut

Ardhmëria.

 

NJË BOTË E ÇUDITSHME

(O lume ciudată)

Unë kam parë zjarre

Në zemrën e njerëzve

Ua kam adhuruar veprat

I kam thirrur qetësisë

Ndihmë

Isha i dëshpruar

Frikës i dhash flatra

Në Tartar

U kalita

E mbrojta rininë

Bga bishat

Ia arrita qëllimit

E mbulova me dashuri

Rrethin tim

Dhe u çlirova.

 

PËRSËRITJE

(Repetiţie)

U takova

Në mes të rrugës

Me njërin nga gabimet e moçme

Dhe e tejkalova

U përnguta

Ta ripërsëris

Vetveten time.

 

RRJETA

(Mreje)

Larg nga drita

E hënës,

Në skaj të detit,

Shumë më larg nga flaka

E një puthjeje

Dhe nga dëbora e maleve,

Të shoh se si lufton

Për atë që zhurritesh,

Për çdo gjë që ia vlen

Dhe bie

Në detin e gjerë

Përpëlitesh mes shkëmbinjve,

Bie,

Ngrihesh,

I ngreh pëlhurat,

Rrjetat

Plot frymëmarrje,

Rrjeta

Të mbushura me mundime

Me mijëra algje e plagë,

Guaska e shpresa,

Buzëqeshje e lotë,

Qetësi dhe furtunë.

 

PALLTOJA

(Paltonul)

Ai u ngulfat

Në sigurinë

E pluhurit,

Të cilin era

Nuk mundi

Ta shpërndajë

Nga qaforja e palltos së tij.

Ndoshta pse i vjente ftohtë.

Ndoshta pse

Ai nuk besonte për të arritur

Duke menduar se ende mund të luftojë.

E QUANIN BUDALLAÇKË

(I se spunea nebună)

Ajo dashuronte

Lulet, pemët.

Ajo puthte

Zambakët, lulekuqet.

Ajo luante,

Porsi fëmijët, me kafshët.

Ajo adhuronte njerëzit, zogjtë.

Ajo flijohej

Për jetë, për dashuri.

E quanin të marrë !

Por përse ?

 

AJO U THYE

(Ea s-a spart)

Lule e vyshkur

E zjarrit.

Mendim i trishtë

I një plake.

Frymëmarrje…

Frymëmarrje e jetës

Që u shkëput.

Shpresë e lartësuar

Nga frymëmarrjet

E pafatsisë.

Pasqyra u thye.

Ç’të themi tani :

As që na bien ë mend.

Thjesht vetëm po pyesim

GJETHET VOKALE

(Frunze  vocale)

Ato shndrisin

Duke e mbajtur zjarrin,

Ato i mbajnë

Faqet vokale,

Puthjet pa vlerë,

Ata kanë frikë,

Ata mbysin

Lajmërime-fantazma,

Është faji i poemave!

 

GJURMA PUTHJESH

(Urme de săruturi)

Në mbarimin pa mbarim

Të dashurive të papërmbushura

E të ligësive të panumërta,

Pas gjithaq gënjeshtrash

Të një të shkuare madhështore

Dhe pas aq vuajtjesh mashtrimtare

Përnjëherë Ti,

Në ecjen

E kalimtarëve që shkelin mbit y

Si mbi do miza përdhese,

Lë gjurma puthjesh

Pas teje.

DUHET

(Trebuie)

Diell i shpresës sime

Ti kur bie fshihesh

Dhe, pa shfrytëzuar fjalët,

E mbush me fraza

Qiellin e ditës sonë,

Perëndimin e tanishëm,

Plagët që më bëjnë keq

Të them mirëmbrëma,

Ky është turpi që do qetësi

Dhe i bërtet ajrit,

Ndërsa falja nuk qesh,

Por qan, i dhemb, dhe duhet.

LUMTURIA ABSOLUTE

(Fericirea absoluta)

Shtigjeve

Të largëta

Të një lumturie absolute,

Rendim, lodhemi,

Bërtasim, hidhërohemi,

Por ne jemi fajtorë.

Heshtje.

Ne ecim, degdisemi,

Ne qeshim, ne dashurohemi,

Por edhe qajmë.

KUNDËR TË PANJOHURVE

(Impotriva necunoscutilor)

Me logjikën

E portave të hapura,

Në dritën

E vlerave pothuajse të fshira,

Kartolina të vogla,

Raporte publike,

Duke u ankuar

Kundër të panjohurve.

NYJE GORDIANE

(Nod gordian)

Dua të ndjej,

Gjithçka po dëgjoj,

Dua të them se

Mbështes çdo gjë,

Edhe frymëmarrjen

Që po rrallohet

Derisa shndërrohet në një shqiponjë.

Unë dua të bëhem

Erë,

Të shpërbëj nyjen gordiane

Të mbarimit e të gjumit.

Të shpërbëj,

Të ankohem,

Të luaj,

Të dashuroj.

PËRSOSJET E TË SHENJTËRVE

(Perfectiunile Sfintilor)

Sërish përballë meje

Duke pritur,

Një çik përpara.

Përsosja e të Shenjtërve

Duke ta shtrënguar dorën

Duke ma përmbajtur

Frymëmarrjen e përflakur.

DRUAJTJE

(Temeri)

 

Harresa e gabimeve,

Mbarimi i dashurive,

Shembja e idealeve

Në skëterrën

E ndruajtjeve të mia.

VIZITUES TË ZEMRËS SONË

(Vizitatori ai inimii noastre)

Bashkëbisedim i tmerrshëm

Në tesha gurësh.

Fluturim ajri kërcënues

Në çdo hap.

Pika të ftohta të mirësisë

Na e djegin frymëmarrjen.

Shpresa

S’po na e viziton zemrën ?

Sot dëbora

S’është e bardhë.

Ajo nuk ka ngjyrë,

Porsi shpatoret tona,

Porsi një mirëdita

E pashprehur nga buzët tona.

Dashuria

S’po na e viziton zemrën ?

Afish i grisur

Nga fërshëllima e erës –

Një nga një fjalët tona.

Guaskat e kaltërta

Të shkrira në kaltërsinë e detit –

Ëndrrat tona.

Poezia

S’po na e viziton zemrën ?

 

POST SCRIPTUME

(Post scriptum-uri)

Ke harruar të shkruash

Se je njeri

Në letrën e hidhur

Të jetës sate.

Ke harruar të shkruash

Në fijet

E zemrës sate

Se edhe dashuria ekziston.

 

PËRNDRYSHE

(De altfel)

Përndryshe

Ti më pret

Ndoshta nesër do të tërhiqesh,

Por sot ke guxim.

Përndryshe

Shpesh herë ke pyetur vetveten,

Por e ke humbur pakicën.

Përndryshe

Para kohe ke vajtur.

Ndoshta se nesër

As që do të vish.

 

AUTOGRAF

(Autograf)

Ti ke vajtur

Para syve

Që kanë fiksuar

Me shikimin

E dyshimit

Autografi

Mission i zbrazët

I ndërgjegjes sate.

 

ABSOLUTISHT DHE TJETRA

(Absolut şi rest)

Kuptime absolute

Të një shpërblimi

Ndjenja të mbetura

Jashtë moralitetit

Ndjenja absolute

Të një epoke të dukshme

Viktima të mbetura

Të tolerancës dhe vetëdijes,

Absolutisht dhe mbetjet

E tepricës

Aq larg dhe aq afër.

 

TINËZARËT

(Tăinuitorii)

Shkëmbinj të skulptuar

Me ikona

Ndjenjash të fuqishme

Platformash të çveshura

Me përfytyrime

Veshjesh pa shëmbëlltyrë

Mashtrimesh në zinxhirë

Vullkanesh active

Vendesh të zbrazta

Që tentojnë të degdisen

Jeta naive

Me plagë të hidhëruara

Të proceseve pa realitet

Dhe ne këta që i ftojmë

Fshehtësitë e ideve.

 

HARTA E BARDHË

(Harta albă)

 

Çka po më thua ti

Tani për të shkuarën,

Në kohën kur dëshprimi

“Për gjithçka”

Dhe nevriku

“Kundër të gjithave”

Ka nënshkruar tradhëtinë

Në hartën e bardhë

Të ardhmërisë sonë.

 

RINIA E ULLIRIT

(Tinereţea măslinului)

 

Më mungon rinia

E ullirit,

I pres pëlhurat

E zjarrit,

Shpresat e shpëtimtarëve

Të ftuar nga vetvetja,

Kufinj lotësh

Të pakësuar.

 

JETËS

(Vieţii)

Psherëtimë

Në ndaljen e autobuzit,

Ndërmjet kllapave

Bashkëndjenja të përbashkëta,

Furi

Jashtë dhomës,

Në vendet ekstreme

Të antitezave absolute,

Klithje e jetës së re.

 

LIÇENCË POETIKE

(Licenţă poetică)

Për shkak të liçencës poetike

Fjalët vërsulen

Në shpirtin tone

Duke u shpallur invalide

Të betejave reale

Dhe na e fshehin zemrën

E armatosur

Me forcën

E kullosva kundër regjimit,

Ngase zemra jonë

Është e përmbushur

Me defekte të lavdishme

Të guximit të një të pandjeshmi,

Me nxitje të përgjakshme.

UJI

(Apa)

Vërshima të dukshme

Të frymëmarrjeve njerëzore,

Qenje pa moralin

E vendimeve të ashpra,

Grimca të fajit,

Një dorëzim negativ,

I ngricave.

GËNJESHTRA BESNIKE

(Minciuni credibile)

Pa mundur

Apo pa dashur

Unë kam lansuar mesazhe

Këndej andej

Që nga lumi,

Momenti i rëndë

I lansimit

Të gënjeshtrave besnike

E zhyt varkën e premtimeve

Në ujërat e poshtra

Të vërshimeve të papritura

Të logjikës së përbashkët.

MOSPIMËS DUHANI

(Nefumător)

Edhe unë i hedh

Cigaret

Si do shigjeta

Gjatë rrugës,

Duke u deklaruar

Mospimës duhani,

Dallaverexhi i qoshit

Të rrugës,

Pasagjer

I ideve të papritura,

Votues

Mungesë e paskajshme

E ligjeve të paligjshme.

LUFTA ËSHTË E BARABARTË

(Luptă egală)

Unë nuk fitoj

Dhe as nuk humb asgjë.

Lufta e barabartë

Ndërmjet indiferencës dhe ndihmës

« Duke traversuar »

Rregullat e ikjes,

Unë gjuaj në mënyrë të qartë

Shenjat e trurit

Të heronjve të vegjël

Që ringjallen

Derisa nata është e gjatë.

 

LISTA E TË MBIJETUARVE

(Lista supravieţuitorilor)

Ëndërra të stolisura

Për idetë e arritjeve,

Plot padrejtësi,

Gabime dhe fajësime,

I tërheq si do vathë,

Si do fantazma valësh

Që degdisen në zhytjen

E miliarda hipotezave,

Pa e kuptuar ndonjëherë

Listën e atyre që mbijetuan,

Pa u humbur ndonjëherë

Në llogaritë njerëzore.

 

TURPET E HESHTJES

(Afronturile tăcerii)

Por ç’të them

Për asgjë,

Për jetën e të tjerëve,

Kur ty të ofron një llojshmëri

Plagësh

Duke e pagëzuar

Gënjeshtrën e zjarrit

Që djeg

Mendime dhe të vërteta.

Ajo q[ prêt

Gjatë natës,

Derisa pikat e ujit

Rrejdhin

Mbi fytyrën tënde

Duke ia mëshuar

Heshtjes me shuplakë,

Sa i përket ditës së djeshme

Në situatën e pafatshme

Të një « duhet » përgënjeshtruar

Dhe të një « përse »

Duke urdhëruar frymëmarrjet

Derisa e lexon Biblën.

URA AJRORE

(Punţi aeriene)

Fjalët e mençura

Të një rradhe të butë

Gjuajtjesh të vjetra

Vënë ura dyshimi

Pikave ajrore

Që bashkojnë bindje,

Që prekin

Fytyrat e dyfishta

Të ujërave të lumit

Që nisin të shemben

Derisa kalimtarët ecin mbi to.

FIJET E SHPRESËS

(Firele speranţei)

 

Këmisha e lirit

E lagtë

Në ballkon

E lëvarur

Vertikalisht

Me një rregull të moshës,

Përndryshe,

Nuk importon vagabondazhin e dikujt,

Qes një hap përpara

Gënjeshtarëve të bukur,

Ua mëshoj me shuplakë

Të sakrifikuarve të shortit,

Ndërsa unë që thurr përmes jetës

Vetëm me fijet e shpresës.

Po e shoh se jam duke e humbur

Gjysmën

Nga viktimat e shqetsimit.

ALGORITME

(Algoritmuri)

 

Duke bërë një ekspreso

Unë zbulova puthje

Duke rënë në kthetrën

E faljeve të pafund

Kështuqë algoritmet

Kalojnë

Në latimin e dashurive.

 

NË TË BARDHË

(În alb)

Pa folur

Ti u kape

Në vallen e banorëve

Të shtëpive të shembura

Nga një shpërthim falso,

Që bëjnë disa hapa të pamundur

Në drejtim të kapitjes

Kur ec mbi telin solid

Duke drejtpeshuar heshtjet

Në një akord të thjeshtë

Zogëzash të painteresuara,

Duke u buzëqeshur përfytyrimeve

Të masakrimeve të pamëshirshme

Madje dhe të lakmive.

PA ERËTIMËN E LULISHTES

(Fără mireasma grădinii)

Shkëlqimi i Orionit

I nxit me ngazëllim

Vuajtjet e papritura

Ndoshta të ashpra

Të dimrave

Të kohërave të harruara

Kur ti tenton të stolisish

Me lule plastike

Pa erëtimën e lulishtes.

 

SHIJA E SHEQERIT

(Gustul zahărului)

Me ëmbëlsinë tënde më djeg

Unë të afrohem me naze,

Ti më tiranizon me hidhërim.

Derisa natën kur zgjohem,

I bluajtur nga pyetjet,

Duart tua qasen pranë meje

Pa fjalë fyese

Ti e hedh sheqerin

Duke lënë të ndjehet

Shija e tij e prangosur

Si një mohim i lutjes më fal.

 

JO-TË DHE ZERO-T

(Nu-urile şi zero-urile)

 

Nata,

Që ka vrarë

Çastet e pakufishme

Të cilat do të doja t’i përjetoj.

Iku

Pa e ndezur unë

Qiriun

Që dëshiroja

T’i ngrohë

Jo-të dhe zero-të.

FJALË FILOZOFIKE

(Cuvinte filozofice)

Minutat e orëve,

Që qenë harruar

Në furtunën e shekujve,

Po afrohen,

Ato u zgjuan

Së bashku me zgjimin tonë mëngjesor,

Masë e mençurisë,

E teksteve të vjetra

Që i moshuan

Fjalët filozofike.

 

DITA QË U PASON DASHURIVE

(Ziua care urmează iubirilor)

«Shën Onissimos, Shën Ephsevios»,

Dita që u pason dashurive,

Betimeve të besnikërisë e dashurisë,

Me shigjeta

Që revendikojnë

Nga gënjeshtrat

Më kate dhe vuajtje,

Ato postohen

Në mbarim

Të një frymëmarrje të paqartë,

Të një iluzioni shtatë herë të plumbuar,

Të cilin harresa

Nuk e hijëson

Derisa alibi e strehon

Në çaste të paguara

Nga prostitutat e ditës së mërkurë.

 

TRUPA TË HARNAQIT TË FUNDIT

(Corpuri ale ultimului arnaq)

Një kremtim i nevojshëm

Për guximtarët

E një trishtimi të pamundshëm,

Sulmi i bajonetës së valëve ka nisur

Dhe ai i dogji

Ndëshkimet

Duke vizatuar

Me linja të thjeshta

Trupat e haraçit të fundit.

 

ME SHKATHTËSI

(Cu sprinteneală)

Mëria shpërtheu

Nga lojërat e mia

Dhe ndëshkimi

Një vapor i vogël që noton

Nëpër qelizat

E mendimeve të mia

Ka dremitur

Në shtratin e shiut

Pa thënë « përpara »

Kur i mashtroja agimet

Për qafore

Duke e varur tokën

Me shkathtësi.

 

IDE CENTRIFUGE

(Idei centrifuge)

 

 Unë i kam bashkuar

Fjalët e zjarrta,

Idetë centrifuge

Pa i shkëputur

Rradhitjet e të mençurve

Më lartë se unë,

Duke hapëruar

Mbi mishin e të dyshuarve

Të një propagande akuzash.

 

KRYENGRITJA

(Răzmeriţă)

 

 Në ballë të revoltës

U vuna vetë

Duke e përmbysur

Atë që deri tani

Ekuilibronte brendinë

E lirisë sime

Duke e nënshtruar

Edhe frikën e çmendur

Dhe dëbimin

E një dyshimi vendimtar.

ËNDËRTRIMTARË TË MARRË

(Nebuni şi visători)

Shikimet e mia

Nga skëterra

U bënë varg tespihësh

Për të cilët ata luajnë

Për të cilët ata humbin

Budallenjtë dhe ëndërrimtarët

Që nuk kërkojnë

Të jenë të pranuar

Në betejat e logjikës,

Por ata derdhen duke qeshur

Duke folur me vetveten

Si një akuzim kalimtar.

 

ADIO

(Adio)

Me duart e mia

Të ndotura

Nga balta

E fushave,

Unë u thash adio

Zogjve që fluturojnë

Shtigjeve të diellit,

Duke prekur mjegullën

Që qante papushuar

Duke e vërshuar

Grurin plot lotë.

 

HESHTJE TË PADUKSHME

(Tăceri invizibile)

I vjedh fjalët

Që unë t’i kam thënë,

Derisa i kam llogaritur ato !

I vjedh dy netë,

Disa agime,

Siç jam degdisur

Në bodrum !

Dhe ti më flet

Për fshehtësi

Zëri ynë i dobët noton

Drejt heshtjeve të padukshme të diellit.

Dhe të them

Me ashpërsi

Se Greqia e shpupurisur

Mban erëtimë jargavani dhe bliri.

 

LOTI

(Lacrimă)

Dua të vish

E të më flasish

Dua të shoh lotët

Që kanë rrjedhur

Kur ke shtuar gënjshtrat

Me kashtën

Kur ke çikur

Frymëmarrjet e mia

Për kandilin e mëkatit.

Përse më pyet ?

Përse të dhemb ?

Ti din të më lëndosh,

Ti e din se

Nesër do të vij,

Se do të harroj, nga një çast në tjetrin,

Gjithë atë që shikimi yt e ka bërë shkrum.

MASKA

(Măşti)

Shikimet e huaja

Më kanë lënduar

Dhe janë bashkuar

Me fjalët,

Atëherë kur maskat

E të tjerëve kanë rënë,

Atë të maskarenjve

Që dëshironin

Ta presin në copa

Mendimin tim,

Që donin të shikojnë

Se sa guxim kam,

Duke tentuar

Të ma zbresin moralin

Që hezitoi të lulëzojë,

Duke shpresuar të shohin

Se sa keq po jam,

Të shohin se si po shembem,

Duke e kërkuar të padrejtin,

Duke dashur zgjidhjen e përhirtë.

 

HIJET E STATUJAVE

(Umbrele statuilor)

Hije statujash

Të shpirtit të përjetshëm

Të grekëve të lashtë,

Përballë lutjeve të patundura

Të ullirit,

Ata i trimërojnë

Kërcënimet e luftës

Që të shpie

Përmes fitoreve

Në Paqë.

 

TEPRICA

(Solde)

 

Teprica sentimentesh –

Këtu –

Ambalazh

Cilësie të mirë,

Me monete humane

Biletash të papaguar,

Përmes huazimeve nga pushimi

Falso pozitiv

I revolucionarëve.

 

ERËTIMAT E DAFNESË

(Înmireasmata Daphne)

Dashuria e Apollos,

Hijeshia e luginës së Tempit,

Ti as që ke dashur

Të trgohesh në dritën

E shprehejes « Të dua »,

Por ke rendur të fshihesh

Në murmurimën

E lutjeve,

Në përqafimet

E një Zoti tjetër,

Daphne, erëtimë e ëndshme,

Në brigjet e lumit Pene,

Për shkëlqimin e dritave,

Kundërmimi i një mohimi absolut

I një «unë i dua» të përvuajturit.

 

ODË KAMIONIT OLIMPIK

(Odă camionului olimpic)

 

Kurorë ulliri

Të duhet,

Nga e gjithë ajo që rinia jote

E ka mundur

Duke u dhënë shekujve,

Gjallërinë

Në kufinjtë e trupit

Me vlerë e me shpirt,

Duke kërkuar

Municionet e trurit

Me një mençuri ideale

Duke i tejkaluar

Pengesat e paimagjinuara

Të rrugës së famës.

 

UJËRAT E PAPRITURA

(Neaşteptatele ape)

Furtunat e verës,

Kurse në hon anemonat

E ujërave të papritura në thellësi

Kanë gulçuar çaste e shekuj,

Harresa magjike e irisit,

Aromat e Pashkëve,

Stopimet e frymëmarrjes

Së të vdekurve,

Ëndrrat e pastrehuara,

Na kanë shtyrë

Drejt zjarrit,

Kah fuqitë mashtruese,

Që kanë një interes

Atëherë kur na dëgjojnë.

Arësye e një mëndjeje të sëmurë,

Të politikave abuzive.

 

DEKLARATAT E TË ASHTUQUAJTURVE «MIQ»

(Declaraţiile aşa zişilor «amici»)

Qytetet bëhen

Nga llaçi,

Zemrat nga çeliku,

Fjalët nga thëngjilli

I ndjenjave përvëlimtare

Të cilat të papërgjegjshmit dëshironin

T’i fshijnë nëpër të vërteta.

Të cilat ti nuk dëshiron

Të mi thuash,

Por vetëm tallesh me mua,

Ti ndërton heshtjen

E anijeve me vela

Që i rrok kapitenët

Dhe i var në litarin tokësor

Valët e ëndrrave,

Kur mendon pa mundim,

Kur sheh se më tiranizon

Përmes prezencës

Së paftuar

Në mbrëmjet e stuhive,

Kur buzëqesh me shtangjen

E përqafimeve falso,

Kur nëshkruaj,

Si me qenë vetë unë,

Deklaratat e të ashtuquajturve «miq».

 

MËNGJEZI TJETËR

(Cealaltă dimineaţă)

I ulur pranë valëve

Ai i ka zbutur ëndrrat

Në krypën dhe në dëshirat

E vetmisë e të trishtimit.

Madje edhe bota sikur të binte

Përpara tij,

Qoftë edhe sikur t’i thonin

Diçka të pandehur

Gjoja se ky mëngjez do të vonohet.

Ndoshta ngase ai e donte,

Ngase ai pat luftuar që të bie shi

Në zemrën tënde

Për çdo herë kur shpirti i tij

Ishte i mbushur me fajësi

Kur ëndrrat s’ishin të përshtashme

Për momentin.

Lotët e detit

Dhe gjumi

I relacionit të pakufishëm

Të padrejtësisë,

Nuk patë guxim

Të zgjojnë te ai

Një mëngjez tjetër,

Atë që u jep kuptim

Drerëve të plagosur

Të pyllit.

AJO QË KËRKOJ UNË

(Cea ce eu cer)

 

Një plis dheu

Lutjet

E murmurosura

Me frikë.

Egotë e marrëzive

Të zhytura

Pa e ditur ti

Kurrë

Se çak kërkoj unë.

REFUZIME

(Refuzuri)

Zhurrma e makinave

Agimeve ua vë llozin

Nëpër përgjigje të ndërprera

Dhe nëpër refizime të papjekura

Që përsëriten

Me rigorozitet

Në çdo perëndim të diellit.

POETI

(Poetul)

Kuptimi i ngjarjeve

E kyç çdo gjë në dry,

I padukshmi i dritave

Simbolizon,

Në darët e të akuzuarve

Aktualitete falso

Trupat lakuriqë

Pikturojnë

Pendët e erërave,

Zogjët e ujërave,

Formojnë

Kafazë prej guri.

Qeliza  të të pajashmëve

I zhdukur,

Gruri i fushave

Të stinëve të çveshura

Të korrurat e gërshetimit të ideve

Të të mençurve të kahershëm

Poeti,

Më në fund gjithmonë

Krijon një fillim të ri.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s