Meditim me Kohën
nga Arqile Gjata
Jam në vetmin time të kohës…më shoqëron dashuria ime e viteve të rinësë!
Përfytyroj ata sy që shkëlqenin nga gëzimi dhe mënyra simpatike e të folurit të asaj vajze! Sjell nëpër mend, me gjithë shqisat e mia, udhën dhe erërat ku janë puthur të gjitha dashurit tona! Kujtoj me madhështi këngët e atyre viteve të dala nga shpirti…ndjej dhe dhimbjen e lotve kur fjalëve u veshëm dashurinë tonë të brisht!
-Eja e dashura e viteve! Të luajm me erën e kohës, të krihemi bukur si athere, se ende jemi si dy ëngjëj! Eja, të ngopemi me ajrin e mëngjezeve, ku gjenden dhe gjëra të virgjëra…puthja juaj është çelsi që hap derën e kohës dhe dita na derdhet në pentagramin e dashurisë. Në këtë pentagram janë shkruar ngjyrat e detit, gjëmimet,ajri alpin, aroma e trëndafilave të porsaçelur, përgjimet e zemrës në mbrëmjet e vallëzimit, çdo notë muzikore e këtij pentagrami është një kambanë tingëlluese që na zgjonë nga gjumi, aty janë ‘’Katër Stinit e Vitit’’ të Vivaldit!!!
Tek ‘’Katër Stinët e Vitit’’ gjithëçka është në harmoni të përkryer…qielli, yjet, pemët, lulet, ajri dhe dashuria!!! Prandaja unë admiroj, ndjej ambicjet fantastike, shkëlqimet dhe dashurinë e atyre viteve të rinisë…pasi në një dashuri të apasionuar ka doza, ekziston shija e ëmblhidhurës dhe e vuajtjes!



























Leave a Reply