AKROPOLI-JEHONË E PËRJETËSHME
nga Arqile Gjata
Tani që erdhi vjeshta dhe moti është freskuar medoj se ndihet bukuria e ditëve të ëmbla, ka më shumë gjallëri…
Ju përshëndes nga Akropoli! Këtë mëngjes jam sëbashku dhe me Miken tonë, Poeten Iliriana Sulkuqi nga ku shijojmë panoramën e mahnitshme dhe flladitemi nga jehona e lashtësisë që na vjen si ide, si art, si jetë.
Soditësit e tanishëm, midis tyre dhe unë e poetja Iliriana Sulkuqi, magjepsemi nga pamja enigmatike, e perëndishme dhe frymëzim-mbjellëse që mund ta ketë vetëm një vepër arti themel e kulm madhështor si Akropoli.
Çuditërisht, dhe pse ata gurë janë aq shumë të lashtë, përsëri arrijnë, dinakërisht të flasin me këdo që u gjenden pranë dhe konkretisht dhe me ne… Është fillim vjeshte dhe çdo ditë agimi këtu dëgjohen psherëtimat e tyre dhe ndjejmë me dhimbie prehjen gjallëruese të asaj jete të antikitetit kur ne kalonim me Ilirianën, padyshim dhe ne shmallemi me gjurmët e udhëtarëve në atë bulevard!
Ajo pjesë e stërlashtë e Athinës ruan me shumë fisnikëri buzëqeshjen dhe këngët e kënduara nga triunfatorët e atyre luftëtarëve, që tani flenë nën gurët e asaj kështjelle që xixëllojnë mbrëmjeve.
I them Ilirianës:
-Është interesant! Akropoli jo vetëm sot, por dhe në ditët më të ftohta ka shumë dritë dhe lëvizje. Nën këmbët e tij gjethet e pemëve lëshohen mbi gurët e shëtitores dhe japin koncertin e tyre stinor. Rallë ujërat që zbresin nga lartë ngrijnë, atmosfera nuk është e ftohtë dhe kjo klimë i ka dhënë dhe më shumë vezullim ngrehinës gurtore të Akropolit.
Në orët e mbrëmjes nga Amfiteatri Irodio vijnë me jehonë këngët e skllaveve nazike bri shpatës që këndojnë për të vrarët dhe si lot dashurie qëndrojnë varur themeleve…e deri lart prej lavdisë dhe dritë mureve të gurta të Akropolit. Janë këta gurë që ju Poete po i shkelni që rahin me dridhërimë zemrat e çdo turisti që vjenë nga qiej të panjohur siç vjeni ju nga përtej Atllantikut të dëgjoni heshtjen e fshehur brenda madhështisë së Akropolit.
Diku aty na tërhoqi vemendjen një fëmijë, afrohet Iliriana dhe diçka I dhuron …Biseda vazhdonë!
-Fantastik Akropoli Iliriana është në mbrëmje, por dhe tani ka mëvetësinë e tij krijuese…(i pëlqejnë fotografit poetes)! Në këtë pjesë të Athinës çdo mbrëmje do gjesh dhe dritë dhe ajër, të dashuruar dhe vagabond shpërndarë gurëve të latuar. Kushdo i huaj kërkon ta prekë me sy, me aparat fotografik fiksojnë magjinë e fuqishme, të moçmin Akropol dhe hëna e përnatshme e gjallëron thellësinë e prehjes, ku mungojnë zogjtë zbavitës dhe më shumë ka përshëndetje nga zonjat e rënda që shëtisin qentë.
Më pas Unë dhe Poetja në shoqërinë dhe të gruas time-Xhenit, që porsa ka ardhur nga puna pimë nga një frskuese…
Por… po na pret me shumë respekt “Pegasi” ku Poetja do takohet me kolegun e saj Grigor Jovani…ora 12 e 30 jemi tek shtëpia e Pegasit…



























Leave a Reply