DASHURIA LINDI POEZINË (Pranvera shqiptare) / Poezi nga Musa Jupolli!

musa 1

Poezi nga Musa Jupolli!

 

 

 

DASHURIA LINDI POEZINË

(Pranvera shqiptare)

 

Më e bukura shkencë e artit, pa të cilën filozofia nuk do t’ishte e përjetësueshme. Melodioze e poetike, zgjim në folje, lindur e quajtur Jetë.
Tenore e natyrës !
Diell dhe Hënë në venerim
Dashuria me yllësi në ballë !
M’u kalltë shpirti n’ atë gjiun tënd
Mitologji në parësi
Ylli i Afroditës n’ atë Olimp
Me shtatë zemra
U ngrita në qiellin tënd.
Dashuri !
Ti që krijove botën
Ti që linde penën
Ti që mbolle lulet, ujitur me lotin tënd,
Ti që ushqeve krijuesin në gjiun tënd
Ti që më dikton kronikën e temperaturës së trupit tim me gjuhën tënde ,
Në dashurinë tënde e shtypa kokainën
Në milionshin e grimcave atomike
Kënga ime është ghykimi i fundit në biologjinë e studimeve të mia
Me sy t’ mi ta zhvesha rrobën e mëndafsht, Od ime
Liria e ndjenjave të mia
Gotë verë e rrushit ,
Në gushën tënde pikova puthje
Mu në cep të fletës
Në dirigjim të gishtërinjëve t’mi të gjatë,
Të butë, mjalti rridhte nepër gjithë trupin tënd,
Parica që s’ ka shkencë që mund ta përshkruajë.
__
Operacionet mediatike, përfituese
Menduan në kalkulimet e atyre që ranë viktimë
Nga shpirt-varfërie, shprt-ligësie
Ta zbehin me gënjeshtrat më përfide shpirt-bukurinë tënde.
Ata, për ëmbëlsirë ta mbushën gotën,
Atë gotë të vrashtë me helm, prodhim djalli, që ta shuajnë dashurinë.
Po, edhe njëmijë pëlhura po ti vënë, Ti nga dashuria ato do ti pëlcashës në vallëzimet tua për atë që e ndien në zemër-shpirti yt,
Për At-Dhe që të lindi me rrushin dhe mjaltin e vet!
__
Shikom në sy
Me zë të lartë do ta përshkruaj Biblën tënde
Litografi me ngjyra të realës
Në çdo hap t’ udhëtimit tënd
Në parregullësi intelektuale
Skenografi me fjalë që më vështirësi do të dëshifrohën
Për ata që nuk kupotojnë,
Për të tjerët një lexim të këndshëm
Do ta krijoj veprën tënde
Mes Qiellit e Tokës
Për atë bukuri, për atë dashuri.

Në vallëzimet tua
Gjej ritmin e të rrahurave të zemrës sime
E ftuara e ëndërrave të mia!
Në trupin tënd edhe rroba merr pamjën e vallëzimit,
Në dedikim t’ artit ta vizatova karakterin tënd,
Ikonë e vetme, historia ime më e bukura e dashurisë.
Tash që krijova edhe Operë, Ty të emërova përsonazhën e parë
Me dritë e zë në dashuri Diell Pranveror në derigjim të rrahurave të zemrës sime.

Imagjinojeni metamorfozën Prishtinë-Tiranë në një simfoni me melodi Himn.
Kërkuesit e artit të njohur e anonim me Flamurin e Gjergjit
Në gur’, dru e pëlhurë punojnë ditë-netë në realizim të më të bukurës vepër,
Deri sa arkitektët hedhin linjat e gjashtë dimensioneve në një pikë të theatrit
Për ta parë dhe dëgjuar bukurinë dhe zërin
E kësaj Hyjneshe !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s