KUR ATDHEUT I FALET JETË (Si e njoha Jetulla Gashin dhe djemtë që bënë historinë në Rrasë të Koshares) / Nga Azem PARLLAKU

 


KUR ATDHEUT I FALET JETË

 

(Si e njoha Jetulla Gashin dhe djemtë që bënë historinë në Rrasë të Koshares)

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 


Jam tubuar me kete fjale pershendetese ne Sallen e Kuqe Prishtine…
Të nderuar anëtarë dhe të afërm të familjes së Dëshmorit Jetulla Gashit !
Të nderuar bashkëluftëtarë të Dëshmorit !

Në këtë prag-ditësh të përkujtimit të jetës dhe veprës së Dëshmorit Jetulla Gashi, natyrshëm që për ne është privilegj të dëshmojmë dhe të jemi pjesë e këtij emocioni që mbartin akte të tilla të përkujtimit dhe respektit ndaj njerzive simbol të lirisë.
Jetulla Gashi dhe bashkëluftëtarët e Tij të UCK-së me veprën e tyre, kanë fituar terren në hierarkinë e vlerave tona Kombëtare dhe rrezatojnë në vizionin e ardhmërisë së Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.

Kosova, Shqipëria e shqiptaria do të ishin ndryshe, pa shembullin dhe veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, e të gjithë djemve e vajzave të Kosovës pushka e të cilëve nuk e duronte më Kosovën nën lëngatën serbo-sllave.
Kjo pushkë ishte aq e fuqishme dhe e rizgjoi dhe njëherë ndërgjegjien tonë Kombëtare, duke e ngritur atë si rrallëherë në lartësi.

Pikërisht në këtë kohë kisha fatin të njihja e të bashkëpunoja me Jetulla Gashin dhe bashkëluftëtarët e Tij, të cilët kishin rrokur armët dhe mbushnin radhët e UCK-së.
Jetulla Gashin ose “Komandant Drenicën”, siç e quajta që në prezantimin e parë, për aq kohë sa kam bashkëpunuar dhe kontribuar e kam shquar për trimërinë që e karakterizonte, për pjekurinë, disiplinën dhe qëndrueshmërinë, për unitetin, sakrificën dhe shpirtin e madh prej shqiptari.

Jo rastësisht dhe pa qëllim ai dëshmoi tek eprorët dhe bashkëluftëtarët e tij, karakteristikat e lartëpërmendura dhe pikërisht për këtë i’u ngarkua atij detyra e rëndësishme e Komandantit të Kompanisë, me bindjen që “Komandant Drenica” e meritoi dhe kreu me nder këtë detyrë, duke nderuar jo vetëm vllezërit dhe familjen e Tij, por dhe të gjithë neve që e njohëm dhe bashkëpunuam me të, pikërisht për këtë Jetulla Gashit i jemi mirënjohës.

Jetullah Gashi, Safet Rexhepi, vëllezërit Selman e Sakip Kajtazi, Ajet Ahmeti, Enver Bytiçi, Zekri Agushi, Bylend Tasholli, Shpresim Byslimi, e Semi Hebibi nga Tetova janë luftëtarët protagonistë të Betejës në Rrasë të Koshares. Këta luftëtarë e qindra të tjerë u nisën për në Kosovë me Flamurin Kuqezi në ballë, me armë në dorë ecën në shtigjet dhe rrugët që i çuan në beteja, duke ngritur kryet mbi malet dhe duke u bërë pjesë e epopesë të UÇK-së.

Kjo Ushtri dëshmoi se lufta është një dinamikë e ashpër, që kërkonte pjesmarrje të gjërë individësh, të cilët në koordinim morën përgjegjësitë për të realizuar betejat. Pas çdo arme e në çdo pozicion luftimi qëndronte luftëtari që do ndërmerrte aktin e tërheqjes së këmbzës së shkrepjes. Cdo betejë, çdo lloj luftimi kërkonte kondicionin e nevojshëm në pikpamje ushtarake, e në këtë sens kishim përgjegjësitë për fatin e këtyre djemve të cilët vështirë t’i ndalonte plumbi për të ecur përpara.

Me një disiplinë të rreptë ushtarake, të brumosur me idealin e lirisë Jetulla Gashi, vartësit e bashkëluftëtarët e tij ishin të paepur për të marrë maksimumin në seancat e trajnuese të përgatitjes luftarake.

Ata nuk e ditën të ulin kokën të shohin akrepat e orës, nuk ditën të thonë “u lodhëm”, nuk ditën ç’mot ishte, por vetëm kërkuan,-, kërkuan maksimumin e normave të përgatitjes ushtarake.

Kur Jetulla Gashi u nis për në front mbaj mend se u betua që, do të ishte shpirti dhe shembulli frymëzues për vartësit e tij, ndërkohë që unë dhe bashkëpuntorët e mi e kishim krijuar këtë bindje.

Kur Gjenerali i Luftës Kudusi Lama, ose “Babushi” siç e thërrisnin ndryshe bashkëluftëtarët e Jetulla Gashit erdhi një ditë të inspektonte kampin tonë të stërvitjes, teksa po përshëndetej me të gjithë ndër të tjera u tha luftëtarve “Populli i Kosovës, u ka besuar Ju si dritës së diellit, e si ajrit pa të cilët nuk mund të ketë jetë”.

Mes lotësh, brohoritjesh dhe ovacioneve luftëtarësh “Komandant Drenica” u betua “DERI NE SAKRIFICEN ME SUBLIME DO TE DIJME TE BEJME DETYREN E LUFTETARIT, DO TE NDEROJME FLAMURIN, GJUHEN E GJAKUN TONE, DO TE NGRISIM VLERAT TONA LUFTARAKE TE FRYMEZUAR NGA AKTI I KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI”

Dy pushkë mori në krah e u nis për në front Jetulla Gashi, i
bindur, i stërvitur dhe krenar, se e dinte që ora e lirisë për Kosovën do vinte.

Kjo orë do vinte siç dhe erdhi pasi morali dhe pushka e luftëtarve të UCK-së, tashmë ishin bërë garanci dhe nuk kish kohë për të humbur dhe nuk kishte shans për kthim mbrapa.

Standartet stërvitore ishin përparësia e kontributit tonë për luftëtarët e UCK-së. Në këtë përvojë ne të gjithë kemi kuptuar se në UCK, nuk kishte nevojë t’i thuhej luftëtarit të ishte serioz në stërvitje, t’i thuhej që të ndihmonte shokun, që të mbante mirë uniformën, që të kryente mirë detyrën e vrojtuesit, të kryente mirë detyrën e shërbimit të rojës, të përdorte me kujdes armën, që të kursente municion, që të siguronte vijat e luftës, që të bënte maskimin, etj. Pas luftës së lavdishme të UCK-së, ne kuptuam më së miri se ajo ka dhënë shembullin dhe përvojën më të mirë, që kur nisesh të kryesh një detyrë e cila është obligim dhe merret në sipërmarrje duke u bërë pjesë e së përgjithshmes disiplina ushtarake është elementi elementi kyç dhe më pak problematik.

Pikërisht kjo disiplinë, aq më tepër përgjegjëshmëria drejtuese në grup e Jetulla Gashit dhe kolegve të tij epror, na e lehtësoi punën, duke bërë të mundur që ne të ndalonim më tepër në atë cfarë kërkonte në pikpamje ushtarake operacioni luftarak.

Dëshira dhe përkushtimi për luftë çlirimtare, urrejtja ndaj kundërshtarit, bindja e palëkundur në fitore, uniteti midis luftëtarve, morali i lartë, përcaktimi i saktë i objektivave të strategjisë ushtarako-politike, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me aleatët, ishin pista të tjera të cilat na lehtësuan punën, e për t’u marrë më shumë me njohjen e kufizuar të kërkesave të luftës nga vullnetarët që mbushnin radhët e UCK-së, dhe profesionalizmit ushtarak të drejtuesve të betejave.

Që sot e sa herë do të ndalemi e të përkujtojmë kontributin e Jetulla Gashit e bashkë me të veprën e lavdishme të UCK-së, duhet të kuptojmë se kemi përgjegjësinë e madhe të gjakut të derdhur, të të rënve të UCK-së, të fëmijve dhe nënave të therura nga kriminelët serb, përgjegjësinë e shqiptarve të vrarë e masakruar një shekull në pesë genocide, shqiptarve të Kosovës të burgosur e atyre të humbur.

Në emër të kësaj përgjegjshmërie Jetulla Gashi sot për ne është kthyer në simbolin, ku ne referohemi për të projektuar ardhmërinë.
Si luftëtar i UCK-së, pjesmarrës në beteja Jetulla Gashi, bashkëluftëtarët dhe bashkëpuntorët e tyre dëshmuan se pa luftë të vendosur nuk mund të arrihej liria, nuk mund të vinte Dita e Pavarësisë. Ky atribut kjo mirënjohje shkon sot pikërisht për këta luftëtarë, për drejtuesit ushtarak të UCK-së, për udhëheqësit politik të saj, dhe veçanarisht për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës.

Lufta në Kosovë ka qenë e gjatë, ndërsa UCK ka qenë e madhe. Në këtë pikpamje për ne mbetet obligim që jo vetëm të evidentojmë çdo betejë, çdo ushtar, komandant a udhëheqës, çdo hero dëshmor, por t’u bëhen atyre të gjitha nderimet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s