Poezi nga Dejan GJORGJEVIÇ – Përgatiti : Bardhyl Maliqi / Përktheu : Merima Krijezi

autor serb

 

Dejan GJORGJEVIÇ, autor serb i lindur Vellika Sjenica pranë Lleskovcit, më 1970. Me Dejanin jemi njohur në manifestimet poetike ballkanike. Ai ka një bonsens të dukshëm ndaj nesh, poetëve shqiptarë. Ai vetë është poet, kritik letrar dhe eseist. Ka botuar dy libra me poezi: Jam dhe nuk jam (2007) dhe Mos/Pranim (2008). Si dhe një libër të tretë me titull Zgjohem që ty të të dashuroj – një poezi e përkthyer në pesëmbëdhjetë gjuhë. Në shqip e kam përkthyer unë me konsulencën e znj. Merima Krijezi  në shqip  dhe Darinka Kristiç në variantin rusisht. Libri është botuar më 2014.

Këtë cikël që po publikojmë sot, e ka përkthyer Meriamja dhe e kam redaktuar unë. Poezia e  Dejan GJORGJEVIÇIT në dukje është e thjeshtë, nuk ka figura marramendese apo artfcialitet, si poezitë e sotme, shpesh libreske dhe të kërkuara.  Në vend të sqimës ajo  ka jetë, filozofi dhe detaje artistike që I japin freski dhe orgjinalitet. Dejani ka kryer studimet për filologji dhe aktualisht është kryeredaktor i shtëpisë botuese “Filleks” dhe i revistës “Uspenja” (Ngritjet). Jeton dhe punon në Grdellicë.

 

Bardhyl Maliqi

Përgatiti : Bardhyl Maliqi

 

 

 

 

DEJAN GJORGJEVIÇ, AUTOR SERB

 

 

 

Nga cikli “EDHE UNË E DUA MARINË”

 

Netët janë të ftohta këtu, Maria,

Duhet të ikim sa më shpejt

Në bregun tjetër të jetës,

Ku na presin njerëzit tanë,

Koha jonë,

jetët tona.

 

Në qytetin tonë po vjen cirku,

Mund të argëtohemi,

Të luajmë mbi tel,

të nxjerrim flakë nga goja,

Ose, të zbutim luanin.

Ne i bëjmë të gjitha, Maria,

Ata vetëm një:

Të na pengojnë.

 

 

***

 

 

Kam vendosur, Maria,

Do ta shes celularin tim,

Do ta shuaj profilin tim

Dhe kompjuterin do t’ia dhuroj

një shkolle të afërt fshati.

 

Do të të shkruaj një letër

Se sa të dua,

Se sa më merr malli për ty.

 

Në fund të faqes

Do të vizatojë një zemër

Të goditur me shigjetën e Amorit.

Nga një anë do shkruaj emrin tim,

Në anën tjetër, emrin tënd.

 

Prit, do ta marrësh,

Për disa ditë

Do ta sjellë postieri

Si zakonisht.

Lexo, Maria,

Lexo dhe qaj,

Puthe letrën

Dhe mos harro të më përgjigjesh.

“Ja, kam gjetur pak kohë

Të të lajmëroj.”

 

 

***

 

 

Njerëzit nëpër rrugë bisedojnë për motin,

Nëpër kafenetë për zgjedhjet që vijnë,

Në gjyqet bëhen miqësi të reja,

Hidraulikët shtiren sikur janë dentistë

Veglat i kanë, ashtu edhe mundësitë.

Elektriçistët filozofojnë për universin,

Shitësit e luleve, për dashurinë,

Marangozët bëjnë libra prej druri

Oshëtin marrëzia nga të gjitha anët.

Hajde ta ngjyrosim botën, Maria,

Ti merre ngjyrën e bardhë,

Unë do ta marr të zezën,

E hirta do t’i shkonte më mirë.

 

 

***

 

 

Dashuria e mori emrin e saj

E kaltra në të pafundit           ,

S’kemi nevojë më për fjalë,

Tani po mendojmë qetësinë,

Në qiell shkëlqejnë yjet,

Mbi tokë po bien premtimet.

 

Nëse një ditë takohemi përsëri

Të lutem të gabojmë edhe një herë

Të na zerë gjumi.

Sa i duhet pilivesës

Prej këtu deri në fund,

Në mos një çast?

 

 

***

 

 

Po të kisha mundësi, Maria,

të kapja këtë natë pranverore

E ta sjell,

Që ta ndajmë.

Të hap dritaren,

Të thith natyrën

Dhe të bie në gjumë përsëri,

Andej nga erdha.

Sa bukur është, Maria

Të lulëzosh e të dashurosh.

 

 

***

 

 

Jemi të padukshëm, Maria,

Hajde të bëjmë dashuri

Pranë kutisë postare.

Nëse letrat nuk vijnë

Më shpejtë se pëllumbi,

As shiu nuk bie

Më shpejtë se errësira,

Qetësinë e përsosur

Mund ta arrijmë.

 

 

Përktheu Merima Krijezi

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s