Sy prej argjile / Nga Lida Lazaj

Sy prej argjile

 

 

lida portret

Nga Lida Lazaj

 

 

Jam zgjuar me dy sy ngulur thellë qënies sime. Erdhi si përherë, qëndroi dhe iku. Vetëm sytë la. Sy prej argjile ngulur thellë, aq sa syri normal i njeriut s’mundet. Ishte takimi i radhès. Vjen për të më thënë dicka. Diçka,që s`thuhen me fjalë, që si thuhen fëmijës, që ende jeton si zambak i bardhë mbi ujë. Vjen kur mendon se jam bërë gati, si ugar me humus të mirë, për të rritur farën e mbjellë qyshkur. Vjen i vetëdijshmë, që prania e tij duhet për të nxitur, për të kuptuar, për t`i dhënë përgjigje një pyetjeje. Herë më depërton flur si aromè, si vesë lulesh, herè si mendim, herë si jehonë fjalësh. Vjen, çmallemi dhe ikën. Qëndrojmë pranë e pranë si dikur. Si dikur, vetën ne, unë e ai, si rrallë babë me bijën e vet. Të heshtur, duke përgjuar e adhuruar regëtimën më të vogëltë frymës dhe lëkurës, nuancën e zërit. S`më thotë asgjë, ndërkohë e gjithë qënia e tij është mendim. S`do të mund të ma përcillnin fjalët ç`ka më thonë lëkura e pjekur e rreshkur, brazdat eballit, duart e brazduara si ugari, gjestet . Kalon tek unè, ajo çka mé kumton qenia e tij pa mundim, pa lodhje. Funksionon mrekullisht kjo gjè, si me parimin e enève komunikuese, kur lèngu kalon nga e madhja te e vogla, ose nè perfeksionin e njè organizmi té shèndetshèm, zemra pompon gjak. Heshturazi vërej, pasi ka ikur, që kam në qenien time dicka me tepër, dicka që se kam pasur më parë. Ndjehem si e përshkuar nga një rreze drite,që kumtin ja kuptoj dalndadalë. Kèsaj here kumti ishte né ngjyrè argjili.I kishte sytë në ngjyrë argjili, veshje në ngjyrëargjili, ishte i tèri nè ngjyrè argjili. Me tè ishte njé femér, trupvogël qé nuk ishte ime mè, e téra si argjili. Ishin tè dy prej të njëjtës lëndè; ishin té lumtur. Jetonin tek njeri tjetri dhe té dy jetonin bashkë te një shtëpi në trajtë piramide, dhe ajo prej argjili.
S’do isha gjaku i zemrès sè tij, nèse do ta gjykoja pèr tradhèti ndaj nënës sime. Në jetë kishin qënë shokë shorti të mirë.Thjesht ndjeva keqardhje, qè nèna ime, nuk ishte shoqja e èndèrrave tè tij, né jetèn e amèshuar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s