Cikël poetik nga Rozeta Kreste

rozeta kreste

 

Cikël poetik  nga Rozeta Kreste

 

 

 

DHE JETA I NGJAN NJË PËRRALLE

 

Si buall vërtitet mesnata

Hëna dhëmbët lëshon

Ora e qytetit s’ lëviz

Si sy cikllopi ngjason.

 

E pres,e pres e s’ nxjerr zë

Një pluhure gri të afrohet

Të ndehë krahët mëngjesi

E vesa mbi bar të lëshohet.

 

E shpirti lodhur harliset

Kur befas shfaqesh ti

Dhe jeta i ngjan një përralle

Në krahët e tu sigurisht.

 

 

 

PRANVERA DO ZOGJTË TA ZGJOJNË

 

Mos më vështro më aq gjatë

Sytë me gishta mos mi fshi

Lëri të rrjedhin jashtë

Dhimbjet që mban shpirti im.

 

Te bëhet loti vesë

Zhivë të bëhet në çast

Të endet në skutat e zemrës

Si zog të këndojë nëpër gjak.

 

Që shpirti yt të kuptojë

Se s’rrohet përdhunshëm mbi dhe

Pranvera do zogjtë ta zgjojnë

Blerimin ka besë e fe.

 

 

 

DHE ZË TROKET ÇIKRIKU I SHPIRTIT

 

Vështroj si ndezin yjet qiellin

Rrëshqet hëna si shami

Me dhjetra shkallë fjalët e mendjes

i zbresin vrullshem tri e nga tri

 

Dhe zë troket çikriku i shpirtit

Kërkon një dorë kërkon një sy

Kërkon dy buzë të shuajë zjarrin

Çarçafi dridhet në agoni.

 

Era e nxhehtë përplaset xhamit

Shëndani hije bën në mur

Duart drejt hijes më rrëshkasin

E nata shkrihet bëhet pluhur.

 

 

 

HAPA DRITAREN

 

Hapa dritaren të ndiej frymën e jetës

Ngrohtësi e diellit të më japë dridhërima

Të shoh mbi fijen e barit pikën e vesës

Lëkurën të ma rrënqethin bubullimat.

 

Pastaj të ngre duart drejt hapësires

Të pres bekimin nga perëndia

Të ndjek rrugën e vetëtimës

E të kuptoj ku zë fill lumturia.

 

 

 

 

NUK KA DY DASHURI

 

Nuk ka dy dashuri, nuk ka

Ka hipokrizi e mashtrim.

Ka shtrat t ‘mbushur me ëndrra,

Ka shtrat të mbushur me zhgënjim.

 

Ka dashuri që vdesin nga frika,

Dashuria nga pazotësia vdes shpejt,

Gënjshtra është më e vështira

Rol që do aktorë të zot vërtet.

 

Nuk rrojnë dy dashuri, as premtimet në erë

Ka guxim, dinjitet për të zgjedhur një,

Kush vërtitet në rërë si peshk pa ujë,

Ju betohem mbetet pa asnjë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s