Poezi nga Zamira Agalliu ( Hysenaj) / Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Zemëruar me apostujt “

 

Zamira agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu ( Hysenaj)

 

Shkëputur nga Vëllimi poetik  ”  Zemëruar me apostujt “

 

 

 

Nga e para

 

Po t’më duhej t’a  rinisja nga e para,
Zbathur do të ecja deri  në vjeshtën e vonë,
Do të shkelja mbi baltë, pluhur e shkarpa,
Që të prekja e të ndjeja planetin tonë  .

Dua të dehem, për të mos qenë e përsosur,
Lindje e perëndim ndryshe t’i shoh,
E imja të bëhej marrëzi e marrosur,
Që ndjenjën e lakmisë të mos e njoh .

Do të udhëtoja pa bagazhet e mia,
Pa pardesy e pa parashutë,
Nuk do t’i paraprija më së keqes,
Ku çdo orë e minutë arsyeja na mbyt .

Po të më duhej nga e para t’ia rinisë,
E ta rijetoja jetën time përsëri,
Mes të gjallëve, urë do t’i ngrija dashurisë,
Por nuk jam zot as perëndi.

 

 

 

SOT


Sot po mbush një det me fjalë
e ju s’më thoni dot  “mos”,
Stuhi mendimesh më shpërthejnë,
Me to, sa shumë dua të los.

 

 

 

Lavdisë


Sa krenohemi,

                                   kur i mohojmë vetes

                                               atë që na pëlqen?
A nuk është kjo një lloj manie

                                               vetëndëshkimi ?!
Kërkuam lavdinë

                                   që askund s´e gjetëm,
Dhe mes gëzimesh

                                   na mbytka

                                                           dëshpërimi.

Është pemë

                        shekullore
Që ka nevojë

                        për ajër,

                                               ujë e dritë,
Mes rrënojash,

                                   e shpirtrash

                                                           kishte mbetur,
Si një pjatë e zbrazët,

                                               banketeve u urit.

Të arrish në ditën

                                   e vdekjes,
Dhe të kuptosh

                                    se nuk ke jetuar,
Kaq porta iu servirën

                                                LAVDISË,
Ajo zgjodhi

                        atë,

                                   për të vuajtur…

 

 

 

 

Për ty jam Bibël, jam Kuran

 

Këndoj një këngë të pakënduar,
Melodinë e shpirtit hedh në pentagram,
… Atë që për të tjerët është e ndaluar,
Për ty është  Bibël, është  Kuran…

 

 

 

Dialogu

 
Dialogu

                        ishte shpresë,
Mendimet e mia

                                   i lava në ar,
Fjalori yt

                        lëmsh me gjëmba,
Ti ballëvrejtur,

                                   dritëshkurter,

                                                                       krenar.

Dimri sërish

                        do të rikthehet,
Me acarin

                        në degët e tij,
Me mosmirënjohjen tënde

                                               zemërohet,
E pranverës

                        s’ia lë më vendin

                                                           ai.

 


Në qiellin tënd

                                   yjet shuhen

                                                           një e nga një,
Re e zezë

                        të mbeti në krah,
Hëna fluturon tej

                                   e shket pa zë,
Dallëndyshja përplas krahët,

                                               iku.

                                                           Përgjigje s’ka …

 

 

Dinjitet


Është fat nëse të kërkon një grua,
Të përgjërohem, shtrembër mos e shiko,
Klith me vete e çfarë nuk thua,
Që ajo të ka, edhe kur ti s’e do.

 

 

 

Dashuria

 
S’ka nevojë të shprerhet dashuria,
Nevojë s’ka ta veshësh me lavdi,
Në thep të qerpikut zbret hyjnia,
Si zog kaltërsive kërkon liri.

 

 

 

 Trishtim

 
Ai ar i shikimit tënd u tret,
Mbi ecjen time taketrokitur,
Këtë stinë marramendëse e ndjek,
Me trishtimin rebel – kapërditur .

 

 

Sofra e pritjes

Besova tek vetja kaq shumë,
E shpirtin prangosa tek ti,
Shpresova që ti stinët s’i humb,
Ti mbete vjeshtë, pa një ditë shi…

 


 


Poezi

 
Era e detit në fytyrë më flet,
Buzëqeshja magjike më vesh ballin me vija:
… Veç vetvetes tek unë askush s’do të jetë.

Isha unë Santa Luçia, e tëra unë,
Shpalla divorcin me timen gjini,
Tik-taket e orës numërova pa fund,
Në sofrën e pritjes shtrova poezi…

 

 

Stinë marramendëse

Tek rrënjët e tua kërkoj të mbahem,
Thellësirave të kohës në kërkim,
Stinët marramendëse më lodhën,
E gjej veten në rrethrrotullim.

Mos m’i pri fijet e shpresës,
Mallin e kujtesës mos ma bëj harrim;
Ylberët e stinëve bashkoi,
Ti meteor i shekullit tim .

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s