Poezi malli dhe trishtimi – Parathënia e Vëllimit poetik “Zemëruar me apostujt” i autores Zamira Agalliu ( Hysenaj). / Nga : Idajet Jahaj, poet

 

1496661_532017346895658_727380335_n

 

Poezi malli dhe trishtimi.

 

Parathënia e Vëllimit poetik  “Zemëruar me apostujt” i autores  Zamira Agalliu   ( Hysenaj).

 

 

    Nga : Idajet Jahaj, poet

 

 

 

Kur i lexon poezitë e Zamira Agalliut shikon se aty ka trishtim për anët jo gjithmonë pozitive të jetës. Prej kësaj rrjedh edhe qëndrimi kritik i saj ndaj dukurive të tilla. Ka trishtim për mosarritjet në jetë, për të metat e universit, në kuptimin e fenomeneve e objekteve të kësaj jete.

Natyrisht poezia nuk është gjithmonë këngë për të bukurën e jetës, pasi ajo ka edhe aspektin konstatues e mohues të të metave që vërehen në fatin e njeriut apo kolektivitetit. Pra poezitë e Zamirës nuk janë këngë apo himne të së bukurës, apo vetëm të anëve të gëzuara të jetës, por edhe reflektim për aspektet e tjera.

Ajo klith ndaj dukurive negative, në emër të mohim të tyre. E kjo bëhët për një mision të bukur të poezisë, e cila bën thirrje për përsosmëri e gëzim. Duket se edhe vetë natyra është ndërtuar e tillë, me të kundërtat e saj. Por njeriu është i detyruar të notojë në valët e fatit, duke u përplasur në dallgët e jetës.

Kësisoj, poezitë e Zamirës të japin një imazh filozofik në këtë drejtim.

 

 

Zamira agalliu

Zamira Agalliu ( Hysenaj )

 

Në vjersha të ndryshme gjurmohet absurditeti, përplasja e të kundërtave në shumë aspekte, që nga ato shoqëroret e deri te bota intime e njeriut.

Poezitë janë në tonalitete meditative të qeta, por në brendësinë e tyre pulsojnë fenomene e mendim. Aty shpalosen, siç thotë ajo – “stuhi mendimesh’“.

Zamira nuk ka botuar më parë, por, edhe pse ky libër është i pari që boton, në të vërehet art e figurativitet. Zotëron teknikën poetike, elementët e strofave japin mesazhin që do të kumtojë. Befasohesh prej frazave të tilla: “Hedh në pentagram melodinë e shpiriti; dashuria-bibël; mendimet i lava në ar; detit i shtrova poezi; malli i kujtesës; kënga e bardhë; saksia e shpirtit, etj; etj.

Të tilla shprehje figurative janë origjinale dhe të thella  në mesazhet që japin.

Autorja nuk është e mbingarkuar me lexime poezish të të tjerëve, kësisoj vargjet e saj dalin nga arsenali i natyrës – të çiltra e vezulluese. Ajo nuk eksperimenton apo nuk imiton në vjersha, por i hedh mendimet siç i dikton jeta.

Objektet e natyrës janë të një game të gjerë; vjeshta e deti, dimri e pranvera, hëna e valët, shiu e dallgët, pafundësia e spektrit të ngjyrave të natyrës. Sigurisht që ka vend që të përsoset më shumë teknika e ndërtimit të strofave, por në përgjithësi poezitë kumtojnë medim e ndjenjë.

Shumë “klithma“, siç thotë ajo, ka për tema të tilla  si bota e gruas, socialitetin, proceset e nënvetëdijës ,dëshirat e rrëzuara, karakteret e gënjeshtërt, etj. E, megjithatë, ajo mediton,: “Hëna shket… po zbret hyjnia… jeta i ngjan majit, etj…

E gjithë kjo ndriçon në pasazhin: “melankoli sublime…“

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s