Fli me një ëndërr, zgjohu me një qëllim . (Intervistë me shkrimtarin Mustafë Ismaili për romanin e tij më të ri “Shtigjeve të Natës” ) / Intervistoi: Jeta Vojkollari

foto22

 

Fli me një ëndërr, zgjohu me një qëllim

 

Dje, një fëmijë i etur për lapsa e fletore – sot, një shkrimtar.

 

(Intervistë me shkrimtarin Mustafë Ismaili për romanin e tij më të ri 

“Shtigjeve të Natës” ) 

 

 

 

jeta Vojkollari

 

Intervistoi: Jeta Vojkollari

http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009

 

 

 

Një kopertinë e mrekullueshme, një fëmijë që udhëton përmes të panjohurës,  një mbyllje filozofike. A mund ta përmblidhni me pak fjalë romanin “Shtigjeve të Natës”?

 

Ajo qȅ ȅshtȅ pȅrjetuar  ȅshtȅ shkruar dhe nuk mund tȅ fshihet nga ajo periudhȅ para 52 viteve para syve tȅ njȅ fȅmiu shtatȅ tetȅ vjeҫar,, Por e ardhȅmja akoma do tȅ shkruhet deri sa tȅ dalȅ nȅ dritȅ nga errȅsira e “ Shtigjeve tȅ Natȅs”. Lexuesi do ta gjeje shumȅ shpejt pȅrgjigjen gjatȅ leximit tȅ romanit.

 

 

Po shkëpus diçka nga romani “Në fshat kishte kënaqësi. Çdo gjë e mirë dhe e keqe ndahej së bashku.” Kush dhe çfarë është Samolica për ju?

 

 

Vȅrtetȅ ishte kȅnaqesi per te gjithȅ, sepse atȅherȅ  njerzitȅ ndjeheshin tȅ lumturȅ  tȅ kȅnaqur dhe tȅ barabart para njȅri tjetrit . I  ofronin  tjetrit ndihmȅn e nevojshme ne punet e fushes dhe te vjelat e bereqetit  sidomos ne ditȅtȅ e vona te vjeshtes pȅr tȅ arritur atȅ qȅ tȅ shpȅtohej nga grabitjet klimatike  qȅ tȅ futeshin sa mȅ shpejt prodhimet bujqesore  nȅ hambaret e shtepive te tyre, Atȅhere nuk kerkohej ndihma por ajo ishte e arsyeshme t’i dilnin nȅ ndihmȅ njeri tjetrit ,pra te  gjithȅ  bȅnin per  te gjithe. Thuajse  secili e kryente detyrȅn dhe njȅ obligim ndaj vetȅs dhe tjetrit. Kjo ishte ajo afȅria humane  pa prapavijȅ interesi dhe ndjenja e fjalȅs xhelozi nuk  ekzistonte.

Samolica ȅshtȅ vendlindja ime, njȅ fshat i tipit tȅ shpȅrndarȅ nȅ cepin e fundit tȅ Luginȅs ngjitas me fshatrat malore serbe ne veri-lindje.   Ȅshtȅ e populluar me banorȅ shqiptarȅ autokton dhe ca tȅ ardhurȅ nga  shpȅrnguljet  me dhunȅ  nga Toplica e viteve 1878,duke i lȅnȅ trojet e tyre stȅrgjyshore. Banorȅt e fshatit ishin si nje familje e madhe! Ata edhe mikprtjen e kishin te perbashket, aty ku vinte miku  ishin te gjithe se bashku e ngrenin dolline per mikun e ardhur.Kȅtu nuk kishte nevoje per urdhra, sepse  kishte respekte dhe te gjithe ishin te barabartȅ e te bashkuar para ligjit te fatit te tyre. Ata  e kuptonin njeri tjetrin  pȅr hallet dhe plagȅt  e perbashketa qe i kishin sjellur me vete,pasonte edhe solidariteti reciprok i  fuqishem human moralo material.

 

 

Nëna ka rolin e saj në këtë roman. Çfarë është për ju dashuria e nënës?

 

 

Ȅshte e vertete se nȅna eshte gjȅ e shenjtȅ ne familje. Jo vetem nȅna si qenje njerzore por te gjitha nȅnat  e botes sȅ faunȅs janȅ  tȅ gatshme tȅ pȅrballen me tȅ papriturat e rasteve  fizike e psiqike. Ato bȅhen heroina    para agresorit shumȅ me te fuqishem dhe te egȅr vetȅm e vetȅm tȅ shpȅtojnȅ tȅ vegjȅlit e tyre.

Ne romanin “SHTIGJEVE TE NATES”  nȅna pȅrballet me njȅ situatȅ tȅ tillȅ dhe ia del te triumfoj me sfidat tȅ papritura qȅ i lindin tȅ birit shtatȅ tete vjecarȅ . Ajo pas shumȅ peripecive  e fiton betejen e ambicjeve te birit  dhe merr forcen e duhure te ecȅn pas betimt qȅ ia premtoi Zotit te saj.  Pȅr mua dashuria ndaj nȅnes eshte dicka hyjnore dhe shume e madhe sa s,ka ku te vej me tutje, sepse nena na e dha jetȅn, gjȅne me e shtrenjtȅ. Kemi shume detyrime ndaj nȅnȅs.  Edhe kur i themi  nȅnȅs mirȅmȅngjes duhet t,i themi me zȅ te ultȅ e tȅ mos e ngrisim zerin pȅr ndonjȅ shqetesim sa do te vogel. Pra dashuria per nȅnȅn kurrȅ nuk eshte e mjaftueshme. Ajo duhet respektuar qȅ nga lindja deri ne varr!

 

 

Pavarësisht nga fakti që marrëdhëniet në familje janë përshkruar harmonike, mua më ra në sy një shprehje në roman. “Mos ta dëgjoj zërin! Mbylle gojën! Dëgjove! Ti je vajzë, kurse ky është djalë dhe i duhet plotësuar dëshira.” Cili është mendimi juaj, a duhet të jetë gruaja e barabartë me burrin? Ju keni dy vajza e dy djem. Këtë roman ua përkushtoni atyre. Vura re që në përkushtim keni vënë emrat e vajzave në fillim e pastaj ato të djemve. A i doni vajzat tuaja njësoj siç doni dhe djemtë, apo mendoni që djemtë janë më të vlefshëm në familje?

 

 

Te shkruash nje roman dhe  horizonti te mos dal jashta bȅrthamȅs ȅshtȅ e pamundur. Pra kjo ȅshtȅ dhe nje kompromis i ndergjegjes qe e ndjejȅ.  Jam munduar qe edhe te sjell  dicka tjeter qȅ lexuesi i mirfillt tȅ kuptoj edhe  ate qȅ na rrethon ambienti dhe  situatat e imponuar te cilave nuk mund t’i ikim. Ashtu sikur edhe bisedat e lira qȅ na lejojnȅ tȅ  themi ate qȅ e mendojmȅ e pse te mos prezentojmȅ edhe  ato aktualitet te kohȅs ne librin e hapur tȅ horizontit qȅ e kemi para mendjes dhe  t’i vȅmȅ nȅ dukje ato qȅ gjenaratat e reja ta kuptojnȅ se kȅto paskan qenȅ pasojat qȅ na kanȅ lenȅ ca hapa mbrapa civilizimit  si pasoje e pȅrpjekjeve  te vazhdueshme tȅ armikut qȅ e kemi edhe sot e kesaj dite si kupolȅ mbi kokȅ.Nȅ kȅtȅ roman jam munduar te shtjelloj edhe dicka nga tradita kombetare por nuk kam mundur t,iki  mbȅrthimeve nga petku i bindjeve dhe inerpretimi i gabuar religjioz e patriarkal i cili del perpara si njȅ mur i larte pengese.   Ky vendbanim ne ish Jugosllavinȅ ishte njȅ vend me shume strategji te rendsishme gjeopolitike prandaj  cdo gje kontrollohej per mes veglave te pushtetit e sidomos permes klerit fetar.Epizodi  dhe perceptimi i realizuar ne keto rrethana qe ishin aktuale ne kete pozicion perifirik jashte urbanizmit te qyteteruar.  Fshati Samolice  Ishte dhe eshte ne  “goje te ujkut” pasi eshte fshati mȅ periferik i banuar me shqiptare  ne Luginȅn e Preshevȅs. dhe prej atje ne anen  verilindore radhiten fshatrat me enkllava sȅrbe..Aty nuk kishte mundesi  influence te  behej dicka ne civilizimin modern e sidomos ne shkollimin dhe edukimin kombetar .Pȅr femrȅn shqiptare  ishte  nje greminȅ qe ka rreshqitur tatȅpjetȅ interesave dhe vlerave kombetare. Ambienti  gjeografik ku ka ndodhur ngjarja ishte nȅn influencen e klerit fetar  i cili ishte vegel e okupatorit dhe parulla e tij e detyrueshme ishte te bind banoret se pushteti dhe Zoti jane njȅ.  Nȅ ketȅ kohe dhe ne keto ambiente femra duhet te ishte e izoluar nga jeta reale duke mos perfillur fare ambicjet dhe deshirat e  mundshme te saj krahas mashkullit.  Ajo ishte e diskriminuar dhe pa dashjen e saj strukej nȅ qerdhen e  viktimizuar. Femrat ishin 100% te pashkolluar sepse keshtu urdhrone “feja” e predikuar nga vegla e klerit te pushtetit te atȅhershȅm. Per femrȅn fatin  tragjik dhe diskriminim dhe shqetsimin e saj  e kanȅ ngritur  ne veprat e tyre edhe Sterio Spasse , Haki Stȅrmidhi,Nazmi  Rrahmani dhe shumȅ shkrimtare realiste.

Ne pyetjen tuaj ne vazhdim do te  them kete- Per prindin dhe per mua si prind  femijet jane te barabarte por me thene te drejten une kam me shume ndjenja dhe  emocione per femrȅn dhe mundohem tȅ avansoj me shume se sa mashkullin duke  pasur parasysh aftesit psiqike dhe ato fizike mendoj se ne te dyten ia  dalin meshkujt me lehte , prandaj emocionalisht me shume anoj nga gjinia femrore duke e ndihmuar dhe respektuar .Edhe ne ditet e sotme femra shqiptare akoma nuk e ka  pozitȅn e duhur ne shoqȅri. Une nuk bȅjȅ dallime nȅ mes fȅmijeve tȅ mi gjinor, por e ndjeje si obligim prindor qȅ vajzave duhet me shume perkrahja edhe pse tȅ dyja gjinite  janȅ tȅ vlefshme nȅ familje.  Prandaj edhe pyetja e juaj ishte me shume vlere..

 

 

A është ky roman një ngjarje e vërtetë?

 

 

Po ngjarja dhe subjekti janȅ  tȅ verteta!  Dua tȅ shtoj edhe kȅtȅ: Se arritja e se vertetes me ane te mendjes dhe memoares krijon njȅ harmoni ku analizohet fillimi i rrefimit nȅ roman dhe bagazhi i fjaleve ȅshtȅ shumȅ mȅ rȅndesi qȅ mvaret edhe nga aftesite e tȅ shkruarit ne rrugen e drejte dhe te vertetȅ, dhe procesi i interesit i realizuar permes figurave letrare tȅ metaforȅs artistike i ngjan procesit te shperthimit drejt realizimit narrativ.

 

 

A e dinte ai fëmijë i vogël që i adhuronte  lapsat e fletoret, që do vinte një ditë e nuk do lodhej kurrë së shkruari? Kur e mësuat që ju nuk mund të jetonit dot pa shkrimin?

 

 

Me kujtohet kur kam filluar te beje shkarravina neper fletore , iluzionet me terhiqnin te shkruaj dicka,dhe ate “diҫka”  e lexoja me nje mendje kalamani.Kur kam filluar te lexoj dhe te kuptoj nga leximi ne librat shkollor, mendja  ime ishte kureshtare dhe  filloja tȅ beje hapat e pare ne shkrime duke  u influencuar nga  revista per femije “ Pioneri” i asaj kohe qȅ  redaktohej nga: Tajar Hatipi, Rexhep Hoxha, Mehmedali Hoxha, Rifat Kukaj ,Qamil Batalli, Abdyl bunjaku,Junuz Fetahu e ndonje tjeter. Me terhiqnin  vjershat  e bukura  per femije e sidomos perrallat te cilat i lexoja  dhe i degjoja i ulur ne prehȅr tȅ gjyshit, ato te shumtȅn e rasteve  i mesoja permendsh.  Edhe mesuesit e mi  te gjuhes shqipe me dhane kurajot e para gjate hartimeve me shkrim nga lenda e Gjuhes Amtare.  Duke vȅnȅ ne dukje imagjinaten qe e realizoja ne realitet dhe mora guximin te haproja drejt horizontit te artit letrar.

Ideja ime eshte se te gjithe shkrimtaret ȅndrrojnȅ dhe mendojnȅ ndryshe nga  njerzite e rȅndomte duke bȅrȅ shkrime pȅr brezat qe vijne. Nuk eshte e lehte te prezentosh para lexuesit dicka  qe e ke veshur e deri dje ka qene e ҫveshure dhe duke i dhene petkun estetik. Mendoj se shkrimtari me idene e tij e luan edhe rolin e gjykatsit,, prokurorit, avokatit, nȅpunesit tȅ rendit publik , sociologut e ideologut, analistit  dhe mesuesit dhe futet ne shpirtin e personazhit e ngacmon duke e lexuar ate.. Sepse ai  e ndjen  me perafersisht  se cili eshte realiteti biografik i popullit tȅ tij.  Prandaj shkrimtari nuk duhet t,i trembet kritikes dhe vleresimit ,sespe  romani i botuar nuk eshte me prone e tij, por e lexuesit dhe e kritikes letrare. Prandaj cdo liber ka historine e tij qe e shtjellon shkrimtari nga fokusi dhe stili i tij qe e ndjen  Unȅ edhe pse ndjehem  lodhur  nga puna e detyruar fizike ketu ne Kanada prap gjeje kohë të shkruaj për shqetësimet dhe padretȅsitë qȅ i ndjejȅ dhe nuk qetsohem deri sa t’i derdhi ato nȅ letȅr.

 

 

Ku mund ta gjejë lexuesi romanin tuaj?

 

 

mustafasamolica@hotmail.com  ,  ne librarine  universitare ne Prishtine, Presheve , Bujanoc, Fushȅ Kosovȅ dhe Toronto.

Ju faleminderit  dhe respekte, Jeta për intervistën dhe kohën që keni konsumuar për mua!

Me respekt,

 

MUSTAFE ISMAILI

TORONTO   QERSHOR   2015

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s