Poezi nga Lumo Kolleshi

lumo

 

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

 

Lisi i Mërtinjit

 

Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,

E qanë zogjtë në kujen më të vjetër,

Ata që fije bari sillnin pas kthimit

Dhe ngrinin nëpër degë një qytezë të gjelbër.

 

Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,

Ai që nuk provoi sëpatën për së gjalli,

Ai që fshehur mbante frikën e ndëshkimit

Dhe rrufeve nëpër shekuj u shuante zjarrin.

 

Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,

Ai që fëmijërinë ma bëri si një ketër,

Ai që ma këruste nënën gjithë dimrit

Për të fshirë avllinë e gurrtë nga fletët.

 

Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,

Mburja ime e largët iku bashkë me të.

S’është turp t’ju them, prej pikëllimit,

Për një lis derdh lotë e qaj pa zë

 

 

 

 

Ra dhe një kalendar

 

Ra dhe një kalendar

Nën flakët e fishekzjarreve.

Një shpresë qan

Në maternitetin e ëndrrave.

Njerëzit shpejtojnë të gëzuar

Me ketë krijesë drejt Ujit të Bekuar.

Buzët e dridhura puthin urime

(Sigurisht një gjest i bukur)

Por njerëzit hiqen zvarë mbi mallkime

Me shpirt të kërrusur.

Luten,falen,falen e luten

Dhe s’dinë çfarë e kujt i kërkojnë.

Në besimin e tyre besimtarët lëkunden,

Ateistët e lodhur fillojnë të besojnë

Në këtë botë të plakur,të mbetur pas dore

Që ecën sëmbrapthi si gafore.

 

 

 

Mbi pentagramin e trishtimit

 

Ti kërkon të mbledhësh erën,

I thashë zemrës së bërë tel kitare

Mbi pentagramin e trishtimit.

 

Ti kërkon të shterësh detin

I thashë syrit hënë e drapëruar prej lotit

Në lagunat e kripës.

 

Ti kërkon të çash gurin

I thashë vetmisë

Që ndjek fëmijërisht fluturimin e avionëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s