FORCA E DHEMBSHURISË / Tregim fantastiko-shkencor nga Shezair Koko

 

FORCA E DHEMBSHURISË

 

 

shezair Koko

Tregim fantastiko-shkencor nga Shezair Koko

 

 

Marsiana, mbështjellë me gajzerë qiellorë, me një mision të fshehtë, në kohën kur deti u fry dhe krijoi dallgë të mëdha, zbriti në Tokë. Ajo kishte dëgjuar që njerëzit eksploronin në Mars dhe për të lehtësuar kërkimin e për të krijuar miqësi, u bë urë në qiell.Urë ndërplanetare.Nuk ishte parë dhe as nuk ishte dëgjuar në historinë njerëzore që të rritej në mes të margaritarëve të detit, me mëkim të kaltër,një qënie prej planetit Mars. E pabesueshme për ata që e kishin dëgjuar dhe e mahnitshme për qytetarët që e shikonin. Nga ngjajshmëria, mund t’i afrohej fare pak vetëm Nimfa e detit. Prandaj ajo krijoi miqësi shumë madhe me të. Të dyja miket, u akomoduan në një banesë buzë detit. E vogël. E kaltër. Ajo dukej se funksiononte si njerëzit, por ata mahniteshin sepse edhe kur afroheshin për ta prekur, nuk arrinin të preknin qënie organike te ajo. A mos vallë e kishte trupin vetëm me thërrmija shpirti?! Duke u përpjekur të përshtatej me jeten e re, kaloi shumë kohë anë qytetit e buzë detit. Orët më të shumta të ditës, i kalonte me Nimfën e detit, duke soditur me kërshëri të madhe vendin ku kishte zbritur. Pak nga pak qytetarët e njohën, ku nuk e çuan lajmin dhe fama iu rrit shumë. Shumë njerëz vinin nga e gjithë bota për ta parë këtë shfaqje të rrallë. Qytetarët mezi prisnin të gdhihej që ta shikonin përsëri misterin e gjallë .Shpeshherë, Marsiana,vështronte me habi të madhe sjelljet e ashpra të qytetarëve: të folurit me zë të lartë, veshjet e tepëruara me ektravagancë, lojërat e fatit, klabet e natës, diskutimi për hallet e njerëzve të tjerë, ndërkohë, që foshnjat i prisnin t’u shpinin një thërrime buke në shtëpitë e tyre. Dashuria midis njerëzve i dukej shumë e ftohtë. Më shumë nga të gjitha vetitë e çuditshme, mosmirënjohja dhe përbuzja midis njerëzve atë e bënin që të lotonte dhe lotët e saj formonin copa diamentesh. Ajo lotonte aq shumë, saqë lotët e mpiksur, anës detit, dukeshin si kështjella të diamanta. Një ditë, si zëri i një qyqeje që të ngjeth mishin, një lajm i mjegullt krijoi një panik të pashpjegueshëm tek qytetarët. Ata filluan të shikonin me frikë në sy, njëri-tjetrin. Sepse, të tilla ishin gojët e njerëzve, që përcillnin vesh më vesh lajmet pa i dëgjuar mirë ende.Filluan të mbylleshin dyqanet, klubet e madje edhe të ndryshoheshin programet televizive. Kishte lëvizje të nxituara të qytetarëve nëpër rrugë. Qytetarë të heshtur , me fytyra të zverdhura. – Të gjithë qytetarët të mblidhen te qëndra e qytetit! Të gjithë pa përjashtim, përveç fëmijëve, të mblidhen shpejt! Diçka me shumë rëndësi do të na thuhet! -U dëgjua për herë të dytë media në të gjithë vendin. Qytetarët, tashmë, me hamendjet e tyre, u dukej sikur i vinin rrotull ndonjë fenomeni të rrallë. Ishin aq të tmerruar, a thua të kishte dalë vetë djalli nga thellësitë e Bermudës. -Marsiana! Banorja e re e qytetit !-U dëgjua papritmas zëri i shpërndarësit të lajmit.-Ajo është sëmurë shumë rëndë dhe ndodhet në reanimacion! Ne duhet te mbajmë një përgjegjësi të madhe, që nuk e mbajtëm afër e me ngrohtësi qënjen e pafajshme. Qytetarët e kuptuan se nuk duhet të ishin sjellë keq me të. Ajo, duhet të ketë rënë në një depresion shumë të rëndë, vetëm nga mungesa e ngrohtësisë prej nesh, -mërmërinin qytetarët me një mllef kundër vetes së tyre. -E,po, kështu si sillemi ne, çahet edhe guri,- thoshnin ata, tashmë me shpirt të përvuajtur prej fatkeqësisë misterioze.U shpërndanë duke prishur fytyrën, ashtu siç bëjmë të gjithë për të tretur ndjenjën e fajit brenda vetes.Qytetarët dhe gjithë njerëzit nga çdo anë iu drejtuan spitalit, por më kot, rregullat e tij nuk lejonin askënd të futej dhe ta vizitonte.Disa thoshnin se vajza e zbritur prej planetit Mars, kishte ngërthyer të gjithë mjekët rreth saj. Por mjekët nuk kishin se ç’ti bënin më. Pas të gjitha vizitave dhe analizave, asaj nuk i dilte asgjë. -Jo!-thanë mjekët, nuk jemi në iracionalitet. Ekzistojmë së bashku me këtë superçudi dhe unicitetin e saj. Lajmi ishte përhapur gjer në vendet më të largëta të rruzullit tokësor. Një grua e moshuar nga një fshat shumë i largët dhe i thellë,kur e dëgjoi, ishte prekur shumë nga kjo ngjarje e jashtëzakonshme. Ishte një grua me një shpirt të madh, dhe e njihte mirë realitetin. Ishte besimtare e madhe dhe mendoi se do ta ndihmonte mysafiren që lëngonte në shtrat. Tek ne njerëzit në përgjithësi janë me një shpirt shumë të ftohtë. Siç duket, jeta moderne shumicës së njerëzve u ka transplantuar shpirtin e i ka kthyer në jonjerëz. Pak muaj kishte, që asaj gruaje të moshuar, i kishin vdekur të dy fëmijët e saj dhe e dinte shumë vlerën e njeriut. Ajo kishte vendosur të vinte dhe ta shikonte misterin e sëmurë. Ishte veshur me një kostum të errët me reflekse. Një gërshet i prerë në mes, i plotësohej me një fjongo në të errët blu. Me një fund të gjatë, thuajse tek syri i këmbës dhe me një natyralitet që të kënaqte në krahasim me shpërfytyrimet që bëheshin në përgjithësi. E lodhur sa mezi qëndronte në këmbë. Dridhej e gjitha! Me një të qarë me ngashërim, ku lotët i rrokiliseshin gjer te gropa e mjekrrës, tentoi të futej në dhomën ku ishte e sëmura. Si duket, ishte momenti i ndërrimit të turnit të rojes dhe pakujdesia s’di se e kujt,që nuk e vunë re gruan. Ajo u fut brenda derës së reanimacionit. Mjekët për një çast nuk u ndodhën aty .Gruaja u afrua. Preku vajzën prej planetit Mars, që ishte në humbje të plotë, ashtu siç preket me ankth e me mort, xhenazeja e një vdekjeje. I vuri buzën në ballë. Momentet këputën kuptimin e tyre. Nga një akord mrekullie, kaloi nëpër qerthuj dhibsuria e pafundme njerëzore. Iu sublimua në një kokrrizë të vogël dhe iu tret në serumin që merrte në vena. Marsiana, filloi menjëherë të lëvizte, dalëngadalë të hapte sytë dhe të fliste me vetëdije të plotë. Gruaja dhe mjekët mbetën të mahnitur me këtë mbimrekulli. Mjekët e shkolluar dhe me një barrë shkencë , u duhej që të ngushëlloheshin me magjinë e fjalës, sjelljes dhe me forcën që ka dhibsuria njerëzore. Ata e kuptuan se ilaçi më i mirë, përtej fjalës së fundit të shkencës, është dashuria dhe dhibsuria njerëzore. Me dënesën që po i largohej nga shpirti e nga fytyra, gruaja doli nga dhoma. Kaloi në pavion dhe kur kthente kokën në korridor, shikonte nga dyert gjysmë të hapura. Me fytyrën e saj plot fisnikëri,i bënte të ndjeheshin të gjithë të sëmurët më të lehtësuar. E gjithë lagjja buzë detit, ku jetonte Marsiana, bashkë me Nimfën e detit, e kuptuan se, duhet të bënin sacrificë dhe duhet ta merrnin këtë grua prej fshatrave të thella, dhe ta sillnin në qytetin e tyre. Dhe e morën jo vetëm në qytet, por edhe në lagjen e tyre, duke i ndërtuar një shtëpi prej diamanti. Diamanti, që krijohej menjëherë kur derdhte lotët vajza prej Marsi, ajo vajzë që trishtohej nga sjellja jo e mirë dhe e ashpër e qytetarëve me të dhe me njëri-tjetrin.Që atëherë, njerëzit filluan të silleshin më mirë me miqtë e sidomos me trashëgimtarët, që la Marsiana, në tokë.

Gjirokastër.20.02.2015

SHEZAIR KOKO

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s