Poezi nga Mirvete Mehmeti

 Mirvete Mehmeti

Poezi nga  Mirvete Mehmeti

 

 

 

SHTEGTIM

 

Shtegtare mendimesh jam

sonte vetëm me ty

dhe shpirtin tënd të lodhur vetja ime

kujtimet më vijnë shtruar sofrës së kohës

me të njejtin refren kënge

shtegtim me veten

 

 

 

 

BISHT CIGAREJE

 

Si me patku kali

koha shtyp tastierën e pianos

në dy e më shumë nota…

katër stinë për një ditë

në pikë të verës

Jeta nuk shkilet as fiket

si një bisht cigareje

E di jam larg

jeta më la varur në degëz pishe

por këmishën e kuqe

e kam ngjitur trupit

e një varëse fati e shprese

më shtyn në gjurmët e rrugës

së ylbert tek ti atdhe

 

 

 

 

KOHA

 

Ti erë

sot më dehë

e dredhë leht një melodi mbi liqe

sa m’i heshtë të gjitha brengat

teksa qielli ndërron ngjyrat

nga e kaltra në të bardha

si gjurmët

e këngës sime

 

 

 

 

MË CYTË NJË MENDIM

 

Si ta vjedh kohën

të largohem nga ëndrrat e mjegullta

ta këndoj këngën e shpresës

atë këngë që e dëgjoj symbyllur

që i mungon këtij vendi

 

 

 

 

NUK JAM KUKULL

 

Zhurmë e zemrës

nuk len kujtesën

ti mbyllë sy e vesh

gjithcka

më sjell te ti atdhe

s’ndalova së dashuri

por edhe të harroj jo

vetura prej letre

cdo ditë i përcjelli

tek ty,te rrënjët e mija

me lutjen:

Ushqem me dashurin tënde

se nuk jam dhe nuk dua

të mbetem si kukull

pa vendlindje!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s