Kongresi i Përrallave. / Nga Teuta Sadiku

Kongresi i Përrallave.

 

 

Teuta

Nga Teuta Sadiku

 

 

Këtu e 100 vjet më parë duhej patjetër të mblidhej një Kongres ,në të cilin të ftoheshin të gjithë përrallëshkruesit bashkë me personazhet e tyre në tavolinën e rrumbullakët nga të gjitha vendet e botës, lindje dhe perëndim, mendonte ujku I plakur tashmë e me më shumë përvojë e dëshirë për të jetuar në pyll..Asnjëherë nuk është vonë.

Patjetër të ftohen të gjithë pa përjashtim edha ata gjoja të mirët,ku nga njëra  anë fshehin prapësitë e tyre dhe nga ana tjetër përgojojnë të ligat e të tjerëve,pëshpëriste dhe fërkonte barkun që I there e gurguliste nga të pangrënët..

<Ujku I keq ,i përallave për fëmijë ftonte  të gjithë përrallëshkruesit ,si dhe të liqtë e të mirët e përrallave për të rrëfyer të vërtetën  që ka ndodhur në përrallat  e botës. Erdhi ora që e  vërteta duhet të zbardhet.>shkruante ftesa që u shpërnda brenda një jave,shkruar nga vetë ujku me dorën e tij .

Të mirët dhe të liqtë gjithmonë kanë vendin e tyre në tavolinë dhe mos harrojmë se dhe të liqtë kanë zemër e  shpirt,qetësonte veten ujku dhe gënjente urinë që po i priste  barkun e boshatisur.

Tema qëndrore e Kongresit:΄΄ Poshtë racizmi në përralla΄΄.

Atje do të ishin Kësulkuqja dhe gjyshja e saj, mëmë dhija dhe shtatë kecat, Tre derkucat, Borëbardha dhe 7 xhuxhët,E bukura e dheut,Pinokio, Mbretëresha, princesha,mbretër e princa, shërbëtoret dhe kafshët e pyllit, njerkat dhe nënat ,baballarët dhe shtrigat,maçoku me çizme, lepujt, zogjtë,.Liza me gjithë  botën e  saj  të çudirave….

Ujku që kaq shekuj me rradhë ishte  paraqitur më I ligu I botës,hamësi më I madh I fëmijëve, në Kongres ,para gjithë pjesmarësve, autorë dhe personazhe  do kërkonte të rishkruhen  të  gjitha përrallat nga e para.

Lajmi u përhap si rrufe  anë e mbanë në gjithë botën. Interneti bëri punën e vet , me mesazhe, celularët  binin orë e minutë, radio televizioni nuk pushonin , ato pak gazeta që ishin shkruanin e përcillnin  lajmin bombë .

Kongresi  filloi  dhe punimet vazhdonin papushim, përrallëshkruesit diskutonin, shkruanin firmosnin të ardhmen e botës.Që këtej e tutje,ujku nuk do të quhej I keq e I lig , por një kafshë e zbutur, një lloj kafshe si ujkqen,që rri pranë fëmijëve I rruan dhe kujdeset për ta .

Sapo u dha ky lajm fëmijë të vegjël  me prindër përdore , adoleshentë e të  rritur ,gjyshe e gjyshër u mblodhën para pallatit të Kongresit dhe protestonin:

-Mos të ndryshohen përrallat, I duam ashtu siç janë!

Përrallëshkruesit  shtangën kur panë nga dritaret  fëmijët  jashtë të qajnë e bërtasin, të rritur të mbushin sytë me lot ,dhe nga brenda  personazhet e përrallave të përqafohen me njeri tjetrin.Brenda në dhomat e punës të Kongresit,njerka I futi në gji të tria vajzat edhe Hirushen që ishte rritur tashmë, kecat të përqafonin  ujkun, shtrigat të puthnin  me dashuri kafshë e njerëz.

Kësulkuqja vazhdonte të përkëdhelte ujkun plak që nuk I mbanin më këmbët pas gjithë asaj lodhjeje në Kongres me përrallëshkruesit  të shfaqnin mendimet e tyre , të diskutonin , të ndryshonin nenet e ligjet e botës.Shtriga puthte Borëbardhën dhe I premtonte se nuk do ti jepte më kurrë mollë të helmuara vetëm çemçakiza dhe karamele,kurse në behar do I blinte akullore me shijen e frutave të pyllit.

Mëmë dhija e ftoi ujkun të flinte bashkë me shtatë  kecat  në shtëpinë e saj, saj ,tre derkucat po ashtu me nderime të mëdhaja e ftuan ujkun në shtëpinë e tyre.

Jeta qenka më tërheqëse se sa brenda në përralla, mendoi për një moment ujku,po  kur pa të gjithë teksa  mernin  rrugën e kthimit në shtëpitë e tyre ndrroi mendje.I mbetur  vetëm në mes të rrugës , mori  prapë rrugën e pyllit dhe shante e mallkonte veten për çfarë  kishte bërë.

Kongresi ishte gabimi më I madh në jetën time , thoshte me vete dhe I vinte të shqyente veten me dhëmbë.Çi duhej të ishte një ujkqen I zbutur , të ruante  e kujdesej për fëmijët.Ai ishte dhe kishte lindur ujk, të ndiqte Kësulkuqen, gjithë ditën në pyll, kurse natën të hante gjyshen me dhëmbët e tij të mprehtë. Donte të ishte më I tmershmi , ta kishin frikë të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.Po jo kështu,mos t΄ia varte njeri fare.Jo ai kishte lindur dhe ishte një ujk.Kush pyeste për ligjet, në djall të vinin të gjithë.Ata , ata përrallëshkruesit e kishin gënjyer, mashtruar  .Donin ta zbusnin, ta mernin me të mire, që ti mernin dhe  Kësulkuqen edhe pyllin .e ta linin jashtë në mes të katër rrugëve.Jo ai kishte lindur dhe ishte një ujk.Donte ti trembte dh eta kishin frikë të gjithë.Pikë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s