Poezi nga Albana Subashi

Albana subashi

 

Poezi nga Albana Subashi

 

 

Guxoj..

 
Guxoj të çjerr me thonj
cipën vulgare të hipokrizisë
trashur e konturuar….
ditë-netëve meskine të pabesisë .
Guxoj ….dhe shpërfill
aktin e dashurisë akute
ku ekstaza padurimisht
shformohet në,,,,trill….!
Guxoj në sy t’i them jetës
të sfidoj në kohë
akrepat ia rrotulloj së vërtetës
guxoj edhe t’i thyej n antiore…
Guxoj keësaj bote t’i laj
njollat që ”piktorët” i bënë
duke dashur ta ”zbukuronin”
artin në hiç e shpërbënë.

 

 

 

Çast…

 
Sot…tek ecja trotuarit shpenguar
me mendje udhetova për tek ti
asgjë s’më pati penguar….
këtë çast ta ndanim të dy.
Edhe pse pak sekonda zgjati
mendimi u kthye bumerang
ndjeva se zemra diçka pati
ndjeva syrin të njomet,shpirti u lag !

 

 

 

Bosh…

 
Ah…sa bosh u ndjekam sonte
si pupël e lehtë pa peshë
që era pranverore e përkund
në hapësirë po aq boshe….
Ndjej frymëmarrje të sforcuar
gjithandej smog ego-je thith
munduar mushkëria…
munduar….jeta përmes dejesh klith !
Mëngjesi i një qyteti
Sot ky qytet i heshtur
gëlon së brendshmi
ndoshta…mbrëmë
s’ka fjetur.
Teshtin fort
lagështinë e djeshme
nxjerr….
copra resh me lot.
Oh…çlirim ndjen
gjallërohet,shkundet
tundohet…
mëngjesin prek !

 

 

 

Sytë e tu

 
Sytë e tu derdhin
ujvarë ndjesish
shikimet më ndjellin
të zhytem thellësisht
Të zhytem….
në lëngshpirtin tënd
atje….atje le të mbytem
atje …përjetësisht !

 

 

 

 

Mall

 
Pa ty jeta ndal
akrepat çmenden
nën trysninë
e mendimit
për të mbërritur
tek ti…
Pa ty koha
përçudnuar
meësheh…
luan me mallin
me shkërrmoq
më deh…

Malli im ti !!

 
Parajsë dashurie

 
Duhet të bëhesh parajsë për ëngjëllin-grua
t’i falësh visaret e shpirtit pa asnjë hezitim
vetëm atëhere je mirosur nga flokët deri në thua
si një Perëndi ke fituar nga ajo ,veç adhurim !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s