Poezi nga Rrahim Sadiku

rrahim Sadiku

Poezi nga Rrahim Sadiku

 

 

 

Në Liqenin e Plavës

-Esad Mekuli-

 

Është agu i ditës, pas natës së errët,
Mjegulla ka rrafshuar natyrën – është puqur, pjesërisht,
edhe me sipërfaqen e ujit dhe, tashmë ngadalë,
tërhiqet anës përpjetë.
Zbulohen tiparet e Kufilaçës bleroshe në skajin tjetër
dhe, diç më larg, në ballë, majat shkëmbore
të Bjeshkëve të Nemuna.
Varrezat – përmendore kacafytjesh të përgjakshme
dhe kryqimesh të dhunshme – të shtrira në katër anë të qytezës
që posa dallohet.
Mbi liqe Visitori – ende në fashë të mjegullës i padukshëm,
Në Qafën e Diellit, kuqërrimi. Rrezet e para të diellit
pranojnë Majën e Qafës dhe, pastaj, shkëlqimi i argjendtë
përfshinë pyjet e dendura me lugaja dhe zbret varrezave.
iu falet me nderim dhe – puth syprinën e zbuluar të liqenit.

 

 

Mirëmëngjesi, bukuri!

 

Qetësi: as hudhje e troftës mbi syprinën e ujit, as gagarisjet
e rosave, as këngë e zgjatur pikëlluese e kostarit herak luadhit përreth.
Paqe që shëron, pas vuajtjesh e hidhërimesh – si dikur,
në çastet e rralla të heshtjes së armëve këtyre viseve
aq të bukura e aq fatzeza…

E braktisim bregun e zgjuar – të thirrjeve e të përgjegjeve.
Lopata e lehtë, e dyfishtë, zhyt në njërën dhe në anën tjetër
të barkës së zgjatur.
Thuaj me dashje, stërpikem, lagem nga lundrimi i shpejtuar,
mandej, i stërlodhur, ia dorëzoi lopatën më të fortit,
më me përvojë.
I lehtësuar, edhe shpirtërisht, në cep të barkës, përqëndrohem,
në sixhaden e lëmuar të barit në thellësi,
që përderidhet në drejtim të rrymës së ujit.

Mirëmëngjesi, bukuri!

I larëm me freskun e mëngjesit, i këndellur nga hareja e çastit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s