fugë për violençel e orkestër / Poezi nga Durm Çaça

Poezi nga Durm Çaça

 

fugë për violençel e orkestër

por s’lë gjurmë një rimë
në frymërimin e fjalës
një burbuqe që çel
përmbi trungun e frashërit
sytë e shkruar të drerit
shenja e dhëmbit t’leopardit
shiu i rrushit të vyshkur
udh’kryqet e portokalleve t’amësht

pylli me pisha, shtëpia në fermë
nën një qiell blu t’fazantë
shkulmi i ahtit djalëror
mbi kurm të petaltë të vajzës

shqot’ e agsholit s’lë gjurmë
mbi valën e oqeanit
loti i beftë i vendlindjes
në faqen e emigrantit
notat muzikore të vetmisë
një damar shpejtësie e zjarri

hija e fajkoit që shkon
mbi humnerën në zheg
kometa që nis të shfaqet
n’ëndrrën e një nate vere
lëvdimi i trëndafilit të kuq

paj, botë që gjurm’ s’mbet

veç dëshirimi i papërmbushur
si hije e një drite të zbehtë

ndriçimi i fresket i agut
që mbështjell ujërat bruz
stuhia e fshehur në puhizë
radhiqja e trishtuar nga jugu
melodi e brisht’ e dritës së ditës
hekuri, ndjenjat, ajthi i poetit
lulja e ajdesë në pasqyrë
gjaku i drurit të kedrit
poezia që i këndon dhembjes
për ëndrrat që humbën ngjyrat

hëna e peshku n’shkulmin e erës
afshi i lumit, i qumështoreve
në vetmin’ e gjelbër të fushës

të jetuarit si një sonet
kur bashkohen një dor’ e një mollë

oborri i bukur i vjeshtës në burg
gjuha e gjethes, rezonanca e deltës

botë, ah, që s’mbet gjurmë,

rima në shpirtërimin e verbit
leopardët që vrapuan me mua
pema në një natë me shi
penjt’ mbi plagë, bluja e pakuptueshme
zefiri që lekund lajthinë

stacionet e njëjt’ të trenave
në pikëllimin e nostalgjinë

botë që një gjurmë s’mbet

veç ëndërrimi i papërmbushur
si hije e një flake të zbehtë

kometa që shuhet n’terr të pafund
silueta në liqen e një mjelme
dhitë në kullotë në kodër
që stërpikin dheun me qumësht
njerëzit e paepshëm të vet’ jetës
një e premte tjetër që shkoi
zjarrmia e akullt e ankthit
n’ditët e melodishme t’shtatorit
qyqja e vjetër e Himalajeve
poezit’ që vrapojn’ në rrugicë
lavdia dhe orari i trenave
gurët, udhëtimet, digat e krahët
ëmbëlsia, plaga, pasuria
çerdhja e kashtës, shiu në kallama
udhëza n’kopshtin Nejshabur s’lë gjurmë
drita e yjeve mbi pyje t’gështenjave
rimat e humbura në muson

toka e ekstazës së lehtë
të dëshirës pambarim t’fëmijërisë

dhembja e fytit nga soneti

s’lë gjurm’ heshtja e vetëtimës
mbi terrin e gjirit të qetë

era e jargavanit n’ajrin e marsit

ngjyra e druajtur prej mëllage e rërës
së plazhit në heshtjen e agut

zjarri rrezbitës i burrërimit t’vrulltë
mbi trupin e zëmbakt’ të së dashurës

botë, paj, që s’mbet gjurmë

s’lë gjurmë kënga e gjerakëve
në degët e pemëve në vjeshtë
deti me pamje nga dritarja e saj
në kopshtin me qitro e shegë
mirazhi në shkretëtirë
vegimi n’syt’ e vajzës gjith’ shend
kometa që shuhet n’terr të pafund
silueta në liqen e një mjelme
lëvdimi i trëndafilit të kuq
qershit’, erërat, grunjërat, retë
ermimi i portokallit, i trumzës
hapësira e pacaktueshme e së fshehtës
seksi flakërues mizor i burrit
mbi ashkun e gruas së re

pylli me pisha, shtepia në fermë
nën një qiell blu fazani
njerëzit e paepshem të vet’ jetës
nata n’mauzoleumin e Khajamit
mjegulla përbrenda mjegullës

botë që s’mbet një gjurmë
botë që një gjurmë s’mbet

vec dëshirimi i papërmbushur
si hija e një prushi të qetë

shiu i rrushit të vyshkur
sytë e shkruar të drerit
liria si një adaxhio pafund
e gëzimit të egër të formës
lulet e verdha të së nesërmes
pa gjurmë në kujtimin e kohës
hëna e peshku n’shkulmin e erës
hija e fajkoit që ik vriktas
poezia që i këndon dhembjes
për ëndrrat që humbën ngjyrat…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s