Fabula nga Iliaz BOBAJ

Fabula nga Iliaz  BOBAJ

 

MARTESA

Me një cjap të pasur, mjekërgjatë,
u martua ftujka e pasur e pyllit.
Ai i shpifur, shëmtiraq,
ajo trupderdhur,
e bukur si drita e yllit.
I thotë një dhi tjetër:
-Sikur të më jepte gjithë pasurinë e botës,
një të tillë,
nuk do ta doja për burrë.
Ftujka psherëtiti si e mekur:
-Vërtet e shkoj jetën me të,
po zemra, ta dishë, s’ma ka dashur kurrë.

 

BRUMBULLI

Vuri ca pare në xhep
dhe iu duk vetja i bukur,
brumbullit të zi si natë
dhe bridhte flutur më flutur.

Tha një zog:- Po ky shëmtirë,
ç’bredh me fluturat kështu ?
-Pse të mos bredhë, – i tha ketri,-
kur ka flutura pa tru…

 

E SOTMJA

E sotmja kish rënë në mendime të thella.
Njerëzit thanë:
-Vret mendjen,
si do jetë e nesërmja.
Ajo psherëtiti pikë e vrer:
-Më dhembin plagët,
që më la e djeshmja.

 

BUZËT DHE SYRI

Thoshnin buzët:
-Shihni sa të bukura jemi,
të çelura,
të hijshme,
si shegë të çara.
-Të bukura jeni, – iu tha syri,
vetëm se kur flisni,
shpesh iu shëmton fjala…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s