Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Ti ma e bukura pemë…

Rrjedh me kohēn bukuria jote
E etshme për moshën që mugullon
Në fytyrën tënde të lulëzuar
Zjarri joshës i zemrës përvëlon

Ti flet me ajrin që nxjerr nga mushkëritë
Avuj të ngrohtë që fëshfërijnë si gjethet
Ti ma e bukura pemë në jetë
Mrekulli që frutat i ndez si yjet

Ti vjen dhe ik pa lënduar…
Edhe pse bukuria joshëse trazon
Në kërkim të universit,-dashuritë
Lëvizin drejt njëra-tjetrës përjetësisht.

 

Dashuria të pret vetëm ty

As përndritja e diellit
As çastet ledhatuese
Kur zemra shikon më shumë
se sa me sy
Dashuria të pret vetëm ty

Kur vagëllon drita e syve
Pritja plas në kulmim
Qirri i dhembjes
Në zemër shkrin

Në detin e dashurisë
Përmes dallgëve
Koha psherëtinë
Kujtimi yt në zemër mbin.

 

Letrat e tua

Nuk do t’i djeg letrat e tua
Janë pergamene të zemrës
Me vesë të syve i ke shkruar
Aty shkëlqen drita e shpirtit
Prush i fjalëve oazë bukurie
Rrëshqet koha frymës tënde
Dhe fjalët i shpërndan…
Që mos të ndalet dashuria
Nga pabesitë e mashtrimit
Nuk do t’i djeg letrat e tua
Edhe vetë po të digjem…

 

Ndryshon vetveten

Godet pikën e mbështetjes
E di se shembja ka rëndësi
Që njeriu ndryshon vetveten
Vetëm kur gjendet në ligështi

Trajtë e tij në vorbull të kohës
Lakohet përdridhet e s’thyhet
E përkul vuajtja e dhimbshme
Kur pas vetes lë gjak të ngrirë

Trajtë e fatit vetë ndryshon
Në ftohtësinë e dritës
Kur hap rrugën me të pabesë
Të kalon terri i natës

Dhe mbetet i pakohë
Dhe mbetet i pa shpresë
Ngritet të ndryshojë vetveten
Në pragun e hidhur të jetës

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s