Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MALLI I KUJTIMEVE

Në shtratin e butë të kujtimeve tona,
Me penelin e imazheve të pikturoj
Tablo më e bukur s’bën dy herë koha
Si verën e vjetër në shpirt e shijoj.

Kujtoj ata sy që folën me heshtje,
Kujtoj gojën që të digjej zjarr
Më ndezin ata flokët si erë vjeshte,
As vet s’di ç’të kujtoj më parë!

Kujtoj ato ditë që ikën si minuta,
Kujtoj minutat që u bënë si ditë
Kujtoj çastin e parë kur të putha,
Dhe dielli s’kishte më shumë dritë.

Kujtoj fjalët e ngrohta lozonjare,
Dhe trupin tënd mbuluar me magji.
Përhumba i tëri mbi dallgë zjarresh
Në detin e shpirtit m’u bëre stuhi.

Kujtoj sa herë premtimet e nxehta,
Edhe freskinë e ëndrrave të tua
Me dritë kujtimesh mbushet jeta,
Më mbyt rrjedha e kujtimeve si krua!…

Si retë në qiell na fluturojnë vitet
Shiu i kujtimeve na lag përjetësisht
Bëhet shkallë kur duam të ngjitemi
Bëhet lotë kur vuajmë padrejtësisht!

 

NE TË DY

Unë jam dhembja jote më e madhe,
guri që nuk ze myshk,
litari i këputur i psherëtimës.
Ti je dashuria ime
e bardhë si mjegulla e malit,
je shtegu e dritës në shinat e vetëtimës.

Unë jam pikëloti yt rrëshirë,
amanet i kaltër Rozafe,
pengu i mallit të pashuar.
Ti je orteku im i ëndrrës
në syrin e çdo nate,
je fryma ime e mërguar.

Unë jam shkalla e thyer
në pemën e viteve të tua
ku fluturat endin krahët e ylberta.
Ti, je dielli
që më jep rreze hua
dhe dritën ku dehet e vërteta.

Ne të dy kemi lindur
në stinën e zjarrit
ndaj i ngjajmë aq shumë flakëve.
Ti, me puthjet si bleta mbi petale,
unë në detin e trazuar
varkë mes valles së dallgëve!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s